Facebook lançon aplikacionin e saj të parë dedikuar realitetit virtual, Facebook 360 - Business Magazine Albania

Facebook lançon aplikacionin e saj të parë dedikuar realitetit virtual, Facebook 360


Facebook i ka kushtuar burime të mëdha dhe miliarda dollarë realitetit virtual, por ka patur një vijë shumë të qartë ndryshimi mes asaj që ndodh në aplikacionin kryesor Facebook dhe asaj se çfarë ndodh në “Oculus Rift” dhe “Gear VR”.

Sot, Facebook është duke ndërthurur botën reale dhe atë virtuale duke lançuar aplikacionin e saj të parë të dedikuar, “Facebook 360”. Aplikacioni do të shërbejë si një qendër për videot 360° dhe për përmbajtjen e postuar në këtë faqe interneti.

Facebook mburret se ka patur më shumë se një milionë video 360° të postuara në faqen e internetit së bashku me më shumë se 25 milionë fotografi 360 deri më sot. Në fillim, aplikacioni “Facebook 360” do të jetë në dispozicion vetëm për syzet virtuale “Gear VR”. Përdoruesit mund ta shkarkojnë aplikacionin në “Oculus Store”.

Në fillim, Facebook 360 do të shfaqë katër rubrika kryesore duke dhënë përmbajtjen në shikimet e përdoruesve më afër se kurrë. Seksioni “Explore” do t’i japë përdoruesve një vështrim perspektiv të përgjithshëm për përmbajtjen 360 që është e njohur në të gjithë Facebook-un nga një shumëllojshmëri kompanish mediatike dhe krijuesish.

Ndërkohë, seksioni “Following” do të ju lejojë të kërkoni për përmbajtjen që është duke u postuar nga miqtë tuaj. “Saved” ju jep mundësi për të përjetuar përmbajtjen 360 që ju mund ta keni parë në internet në një përvojë 3D , ndërkohë që “Timeline” ju lejon të shikoni fotot tuaja 360 dhe videot të gjitha në një vend.

Aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit të reagojnë kundrejt postimeve dhe gjithashtu do të jenë në gjendje të ruajnë dhe të ndajnë fotot 360 dhe videot. Facebook tha në një postim në blog që më shumë karakteristika sociale do të vendosen së shpejti në aplikacionin e parë zyrtar të kompanisë.

Muri i ndarjes mes Facebook dhe Oculus është pak “i errët”. Me aplikacionin e fundit, Facebook është duke shtuar forcën e videove të saj mbi aplikacioni “Oculus Video”, e cila më parë ka qenë një vend shumë i vizituar për përdoruesit e “Gear VR” për t’u angazhuar me video nga Facebook.

Ndërsa Facebook vazhdon të punojë në suitën e vet të karakteristikave sociale të VR është e qartë se kompania ka një vizion të madh në mendje për të sjellë rreth 2 miliardë përdorues të tij në botën e realitetit virtual dhe ky aplikacion mund të jetë një nga hapat e tyre të hershëm.

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0