Facebook Home, forma e re per te humbur kohe - Business Magazine Albania

Facebook Home, forma e re per te humbur kohe


Shume njerez ankohen se nuk bejne asgje sepse tere koha ju kalon ne Facebook, pa bere ndonje gje produktive, e cila do te ishte ne te mire te tyre.
Shume perdorues e deaktivizojne, ose edhe e mbyllin teresisht llogarine ne Facebook, per te ndaluar se humburi edhe me tej kohen.
 
Por ky “budallallek” sic duket nuk ka te ndalur. Gjate javes se kaluar, themeluesi i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg i cili njeheresh eshte edhe CEO i kesaj ndermarrjeje, paraqiti softuerin e ri per te cilin ai tha qe “do te ndryshoje teresisht rrugen sipas te ciles jeni duke e humbur jeten tuaj.”
 
Duke e shpjeguar zhvillimin e nje softueri te ri te telefonit te Facebook-ut, Home, Zuckerberg tha: “Hulumtimi yne tregoi qe perdoruesit e Facebook-ut ende kishin disa ore ne dite kur ata ishin duke udhehequr jete te shendetshme dhe produktive.
 
Softueri yne do ta ndryshoje tere ate.
Zuckerberg tha qe zhvilluesit e tij kishin punuar me muaj per ta zhvilluar Home, “qe kap kontrollin e telefonit tuaj dhe e ben ate te mire per pak me ndryshe se Facebook-u – me teper si shume perdorues te vete Facebook-ut.”
Duke bombarduar perdoruesit me perditesime gjate 24 oreve, tha ai, “Home shnderron Facebook-un nga nje rrjet shoqeror ne dicka te ngjashme me crregullimin neurologjik.” Teksa audienca duartrokiti per kete thenie Zuckerberg shtoi: “Ne Facebook, ne deshirojme qe te jemi nje milion zera brenda kokes tuaj.”
 
Kur nje anetar i audiences u shqetesua nese Home do t’i jape Facebook-ut edhe me teper qasje ne informacionet private per perdoruesit, Zuckerberg e siguroi pyetesin, “Pas perdorimit te Home per disa jave, ju nuk do te keni jete.”
Derisa dukej se ishte krenar per produktin e vet te fundit, Zuckerberg tha: “Ne Facebook, ne kurre nuk do te ndalojme se zevendesuar pervojen e vertete me dicka te pashpirt dhe te zbrazet.” (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0