Facebook, Google dhe Twitter do të raportojnë çdo muaj mbi lajmet e rreme

Facebook, Google dhe Twitter do të raportojnë çdo muaj mbi lajmet e rreme

Facebook

Facebook, Google dhe Twitter duhet të publikojnë raporte të përmuajshme në lidhje me luftën kundër dezinformimit nëpërmjet lajmeve të rreme, thotë Bashkimi Europian.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, tha se pandemia e COVID-19 është shoqëruar nga një masë lajmesh të rreme, teori komploti si dhe veprime nga aktorë të huaj me qëllim për të shtuar ndikimin e tyre në zonë, duke dëmtuar kështu BE-në dhe vendet anëtare.

Më e drejtpërdrejtë u tregua Vera Jourova, zv/presidentja e Komisionit Europian për Vlera dhe Transparencë.

“Aktorët e huaj, që mund të përmendim hapur janë Rusia dhe Kina. Kemi mjaftueshëm prova për ta thënë hapur këtë”, u shpreh ajo.

Për sa kohë që platformat janë i vetmi burim për këto të dhëna, Borrell u kërkon që të vërtetojnë se masat, që kanë marrë po japin vërtet efekt.

“Pandemia tregoi se dezinformimi nuk dëmton vetëm shëndetin e demokracive tona, por dëmton edhe shëndetin e qytetarëve tanë. Mund të ndikojë negativisht në ekonomi, të shkatërrojë përgjigjen e autoriteteve publike dhe për këtë arsye të dobësojë masat shëndetësore, “tha zv/presidentja, në një konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se fronti tjetër i lajmeve të rreme ishte vaksinimi, duke cituar një studim që tregon se gatishmëria e gjermanëve për t’u vaksinuar kishte rënë me 20% në dy muaj.

Lexoni: KE propozon hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor më 1 korrik

“Ne dimë vetëm aq sa na informojnë platformat”, tha Borrell. “Kaq nuk mjafton. Duhet të japin më shumë prova se masat që kanë marrë janë duke funksionuar mirë. Po ashtu, duhet t’i japin publikut mundësinë që t’i identifikojnë kërcënimet e reja në mënyrë të pavarur. I ftojmë të japin raporte të përmuajshme me më shumë informacion se më parë’, tha ai.

Jourova tha gjithashtu se aplikacioni kinez i videove TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, do të bashkohet me kodin e sjelljes vullnetare të bllokut për të luftuar lajmet e rreme në platformën e tij. Nënshkruesit e kodit të sjelljes kundër lajmeve të rreme përfshijnë Google, Facebook, Twitter dhe Mozilla.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0