KE propozon hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor më 1 korrik

KE propozon hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor më 1 korrik

Komisioni Europian

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e kufijve me Ballkanin Perëndimor me 1 korrik.Në propozimin e KE kërkohet të hapen kufinjtë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë me argumentin se “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”.

Ky propozim u mbështet edhe nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi i cili shkruan në Twitter:

“Komisioni Europian gjithashtu rekomandon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Flamurin e Shqipërisë, Bosnje & Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë që nga 1 korriku, pasi situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë se ajo e BE.”

Ylva Johansson, komisionere për Çështjet e Brendshme tha se kjo është një qasje e pastër dhe fleksibël për heqjen e kufizimeve duke filluar nga 1 korriku.

Lexoni: Puno me mençuri me Smart Working nga Vodafone Business

Ndërkohë me vendet e tjera të botës, KE rekomandoi hapjen e kufijve në varësi të situatës së tyre epidemiologjike, ndërsa hapja e kufijve brenda BE të bëhet brenda 15 qershorit.

“Udhëtimi ndërkombëtar është kyç për turizmin, biznesin dhe për ribashkimet familjare dhe shoqërore. Ndërkohë që duhet të qëndrojmë të kujdesshëm ka ardhur koha që të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e kufizimeve me vende në të cilat situata shëndetësore është e ngjashme me të BE-së”, tha Johansson.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0