Facebook feston 14 vjetorin. Ja çfarë shkruan Zuckerberg - Business Magazine Albania

Facebook feston 14 vjetorin. Ja çfarë shkruan Zuckerberg


Sot është ditëlindja e 14 e Facebook.

Është një moment për të reflektuar sesa larg kemi shkuar që nga ajo dhomë gjumi në Harvard dhe sa larg na duhet ende të shkojmë për të bashkuar botën më pranë. Është edhe një moment për të menduar se çfarë duhet të bëjmë më mirë.

Ndonjëherë njerëzit më pyesin se çfarë kam mësuar gjatë rrugëtimit tim. Isha 19 vjeç kur nisa Facebook dhe nuk dija asgjë rreth të ndërtuarit të një kompanie apo shërbimit global të internetit. Gjatë viteve kam bërë thuajse çdo gabim të imagjinueshëm. Kam bërë duzina me gabime teknike dhe marrëveshje të këqija. Kam besuar te njerëzit e gabuar dhe kam vendosur njerëzit e talentuar në pozicionet e gabuara. Kam humbur trende të rendësishme dhe kam qënë i ngadaltë për të kapur disa të tjera. Kam nxjerrë produkt pas produkti, të cilët kanë dështuar.

Arsyeja për të cilën komuniteti ynë ekziston sot nuk është sepse kemi shamngur gabimet. Është sepse besojmë se ajo që po bëjmë ka rëndësi aq sa për të na shtyrë të zgjidhim sfidat tona më të mëdha, duke e ditur shumë mirë se do të dështojmë sërish shumë herë, por kjo është mënyra e vetme për të bërë progres.

Jemi sërish herët në këtë rrugëtim dhe do të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar. Ky objektiv ka qënë gjithnjë forca jonë dhe këtë vit do të vazhdojmë kështu.

Të afrohemi së bashku më familjet dhe miqtë tanë ka rëndësi dhe prej 14 vitesh e deri sot jam krenar për çfarë bëjmë dhe jam mirënjohës për faktin se jam pjesë e diçkaje me kaq kuptim.

Është një nder të jem në këtë rrugëtim me ju.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0