Facebook ka menduar t’i jape nje pamje te re furnizuesit te lajmeve ne faqen kryesore.
Te gjitha ndryshimet do te zbulohen javen e ardhshme ne nje event per media, ku mund te merret pjese vetem me ftesa.
Per momentin nuk ka asnje detaj mbi ndryshimet. I vetmi mesazh qe kompania ka percjelle me e-mail ka qene: “Ejani te shihni pamjen e re te furnizuesit te lajmeve.”
Prezantimi do te behet ne daten 7 mars, prane zyrave qendrore ne Menlo Park, Kaliforni.
Aktualisht, postimet e fundit shfaqen ne qender te furnizuesit, ne faqen kryesore te perdoruesve, duke perditesuar ne cdo moment listen e postimeve nga miqte dhe faqet qe perdoruesit ndjekin.
Kohet e fundit, algorimet qe bejne renditjen e postimeve, jane kritikuar shpesh nga perdoruesit. Keta te fundit ankohen edhe per shfaqjen e shpeshte te reklamave apo postimeve te sponsorizuara, te cilat kane filluar t’i bezdisin jashte mase. Twitter implementon standardin DMARC per ndalimin e e-maileve te infektuara. Te shohim se cfare ndryshimesh na presin javen tjeter lidhur me keto ceshtje… (PCWorld Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.