Facebook është duke ndaluar të gjithë reklamat ne lidhje me kriptovalutat duke përfshirë ato në Instagram, sic u njoftua ditën e martë.
Lëvizja vjen pasi përdorimi i kriptovalutave është në rritje dhe si rrjedhojë bashkë me të shtohen edhe mundësitë për mashtrime kompjuterike dhe scam.
Drejtuesi i Menaxhimit të Produktit në Facebook, Rob Leathern tha në një postim se, ‘’ka shumë kompani të cilat po reklamojnë opsionet binare, kriptovalutat dhe ICO, te cilat nuk po veprojne sipas rregullave’’.
Për shkak të rritjes së mashtrimeve, Facebook po ndalon reklamat të cilat ‘’promovojnë produktet financiare dhe shërbimet, të cilat janë shpesh të lidhura me aktivitete promocionale jo të lejuara siç janë opsionet binare, ofertat fillestare të monedhave virtuale apo kriptovalutat’’.
Facebook tha se ndalimi do të ndodhë derisa kompania do të mësojë të dallojë më mirë reklamat e rregullta nga mashtrimet. Platforma do të rishkojë politikat e saj të përforcimit ndërkohë që ‘’sinjali përmirësohet’’. Ndalimi do të aplikohet në Facebook, në kompaninë Audience Network si dhe në Instagram.
Burimi: ibtimes.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.