Facebook dëshiron që ti të flasësh më shumë me miqtë e tu - Business Magazine Albania

Facebook dëshiron që ti të flasësh më shumë me miqtë e tu


Kompania po teston një tipar të ri – “Për çfarë po flasin miqtë” – në disa News Feed.

Tipari grumbullon postime nga miqtë e tu në sektorin special të News Feed, pak më poshtë, dhe thekson sa komente ka marr postimi juaj nga njerëz të tjerë.

Ka madhësinë e një fotoje të zakonshme të postuar në News Feed. Ja sesi duket:

facebook-deshiron-qe-ti-te-flasesh-shume-miqte-e-tu-businessmag

 

Facebook zakonisht i bën testime të tilla me një grup të vogël përdoruesish. Për shembull, një version provë i këtij tipari u provua në disa përdorues në qershor, përpara debutimit të tij në publik javën e kaluar. Sigurisht, nuk ka garanci që ky test do të funksionojë te të gjithë.

Këtë verë, Facebook tha se prioritet do të jenë postimet nga familja dhe miqtë përpara atyre që reklamojnë brand-e: Është akoma e paqartë nëse ky modulë funksionon, edhe pse mendohet si një mënyrë e mirë për të inkurajuar njerëzit të ndërveprojnë me njëri tjetrin. Ai grumbullon updatet në segmente më të vogla që të ketë më shumë hapësirë në ekran – kjo do të thotë më shumë mundësi për ty që të komentosh pa bërë scrolling.

 

Komunikimi me miqtë është misioni numër 1 i Facebook, hapësirë kjo që po i lihet dhe Snapchat dhe platformave më të vogla siç është produkti i tij Instagram.

/Mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0