Facebook 2026, Mark Zuckerberg rrugës për të shpërndarë internet te çdo njeri - Business Magazine Albania

Facebook 2026, Mark Zuckerberg rrugës për të shpërndarë internet te çdo njeri


Facebook po ndërton një dron i cili e shpërndan internetin në qiell. Ky dron sapo e kaloi një arritje të madhe: provën e parë të fluturimit duke qëndruar sipër Yuma, Arizona (3 herë më gjatë nga ç’ishte planifikuar). “Kjo është një arritje e rëndësishme për kompaninë, dhe për lidhjen e botës” – Mark Zuckerberg.

Aquila është një dron me energji diellore dhe me krahë të hapur masiv. Ajo fluturon shumë ngadalë duke përdorur vetëm 2,000 Wat energji. (2,ooo wat= fuqinë e 3 tharëse flokësh)

Aquila është e ndërtuar me fibra karboni dhe peshon 408 kg ( pra sa gjysma e një makine Smart). Qëllimi është të mbahet në fluturim për 90 ditë me rradhë.

Sistemi komunikues me lazer mund të shpërndajë të dhëna 10 herë më shpejt se sistemi standart dhe është kaq preçiz sa mund të dallojë një monedhë 10 milje larg.

Edhe pse ky test nuk e përfshin sistemin e internetit me lazer, ndërtimi i dronëve është më efektiv sesa mbulimi i botës nga kullat sinjalizuese.

Aquila fluturon më afër me tokën se satelitët duke mundësuar kështu një sinjal më të fortë. Kjo mund të shpërndajë internet për 7 miliardë banorë të tokës dhe të bëjë të mundur planin e Facebook për të shpërndarë AI (inteligjencën artificiale) dhe realitetin virtual.

“E ardhmja do të jetë mijëra aeroplanë me energji diellore që fluturojnë mbi periferitë e çdo qyteti”- Mark Zuckerberg.

/TheVerge.com

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0