“Expo Sud Italia”, një ftesë në Shqipëri për produktet italiane - Business Magazine Albania

“Expo Sud Italia”, një ftesë në Shqipëri për produktet italiane


RUDINA HOXHA

TIRANA  –  Zyra ICE e Tiranës (Agjencia per nxitjen e ndërkombëtarizimit të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme Italiane) organizoi ditën e premte në mjediset e Rogner Hotel Europapark një mbrëmje të veçantë për të prezantuar disa nga produktet më të mira të rajoneve të Italisë së Jugut, konkretisht Campania, Puglia dhe Sicilia në një përpjekje për ti promovuar ato në Shqipëri.

Këto produkte do ti ofrohen blerësve shqipëtarë për dy javë (6-21 shkurt, 2015), konkretisht në ambjentet e përcaktuara në qendrat tregtare, COIN dhe TEG. Kryesisht produktet e ekspozuara do të jenë nga sektorët e veshjeve, bizhuteritë dhe artikuj për shtëpinë.

Një iniciativë e tillë përkon edhe me Festën e 14 Shkurtit ku oferta të veçanta lidhur me këto produkte do të prezantohen.

Drejtoresha e Zyrës ICE për Tiranës, Zj. Gabriella Lombardi, në fjalën e saj, nënvizoi se ICE po i ndihmon këto kompani italiane në hapat e tyre të parë për të depërtuar edhe në tregun shqiptar. “Janë disa ndërmarrje që prezantohen në Shqipëri . Kemi të bëjmë me firma të vogla dhe të mesme italiane, disa prej tyre vijnë për herë të pare në tregun shqiptar. Ne i kemi ndihmuar dhe do të vijojmë t’i ndihmojmë në hapat e tyre të para këtu në Shqipëri, duke i dhënë mundësinë që të jenë prezente dhe me produktet e tyre për dy javë. Ato që këto firma kanë sjellë janë veshje për meshkuj dhe femra, bizhuteri, kostume plazhi, artikuj shtëpiakë në veçanti skulptura , shembullin e të cilave e kemi këtu për prezantim por edhe shandanë,” tha Zj. Lombardi, duke shtuar “Në COIN produktet do të prezantohen në disa hapësira, ndërsa në TEG do të jetë një hapësirë unike. Kemi investuar shumë për këtë eveniment për të ngjallur tek ju interesin që të shkoni për t’i parë me sytë tuaja të gjitha këto produkte nga afër, nga data 6 deri më 21 shkurt, përfshirë këtu edhe datën 14, ditën e Shën Valentinit ku në TEG do të ketë dhe një promocion special. Kështu shpresojmë që në këtë natë të prezantimit të shijoni shfaqjen.”

Disa nga kompanitë italiane që kanë shprehur interes për tregun shqiptar prezantuan produktet e tyre në një sfilatë promovuese. Ndër to ishin  “Apulia Tessile” – veshje tekstile, “Aletex” se bashku me “All off” – rroba banje, “To be happy” – pizhame per femra e meshkuj si dhe bizhuteri të firmës Jais”  dhe “Lapilli di lava”.

Zj. Lombardi është iniciatorja për përfshirjen e Shqipërisë në hartën e  programit Piano Export Sud (Plani I Eksportit për Jugun) i cili ka si qëllim ndërkombëtarizimin e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme si dhe promovimin e produktit Italian në botë.

Italia mbetet partneri i parë tregtar i Shqipërisë me një kuotë prej 37 % dhe një vlerë prej më shumë se 2 miliardë euro. Në të njëjtën kohë, vendi ynë fqinj është investitori i parë i huaj në Shqipëri për nga numri i ndërmarrjeve italiane ose italo-shqiptare aktive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0