Eventet që do ju zbukurojnë Nëntorin - Business Magazine Albania

Eventet që do ju zbukurojnë Nëntorin


Visit-Tirana 

Ejani dhe festoni muajin e krenarisë së shqiptarëve! Nëntori është padiskutim muaji më festiv, pasi shqiptarët festojnë ditën e Pavarësisë dhe çlirimit të atdheut më 28-29 Nëntor. Këtë vit kujtohet 107 vjetori i Pavarësisë dhe 75 vjetori i Çlirimit të vendit. Po kështu edhe 75 vjetori i çlirimit të qytetit të Tiranës më 17 Nëntor.

Nëntori njihet dhe si muaji i Librit, pasi organizohet eventi më i madh për gjithë adhuruesit e librave, Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve. Edhe pse netët bëhen më të gjata dhe ditët më të shkurtra dhe të ftohta në Nëntor, kjo nuk është një arsye për të qëndruar në shtëpi. Tirana është e mbushur plot me evente interesante dhe të mëdha këtë muaj, duke filluar me Panairin e Librit, Panairi “Tirana Street Food”, Festa e Pavarësisë, Nata e Bardhë etj.
Panairi i Librit është panairi më i madh i librit në Shqipëri. Panairi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datat 13-17 Nëntor. Ky panair është më i frekuentuar dhe më popullor në krahasim me të gjitha panairet e organizuara në Tiranë. Tregon interesimin e librave për shqiptarët e të gjitha moshave.

14-17 Nëntor- Tirana Street Food Fair në sheshin “Skënderbej”.
16 Nëntor- Ballet on Ice në Pallatin e Kongreseve.
Balet në Akull – brenda sallës së Pallatit të Kongreseve duke e shndërruar për herë të parë të ekzistencës së saj në një pistë të shndritshme akulli. Trupa Shtetërore e Shën Petersburgut do të performojë në datë 16 Nëntor 2019, me rreth pesëdhjetë balerinë profesionistë dhe fitues çmimesh të Konkurseve Botërore dhe Evropiane të Patinazhit dhe Lojrave Olimpike kanë qenë ndër vite pjesë e Baletit në Akull të Shën Petersburg-ut.
17 Nëntori është ditë historike për qytetin e Tiranës, sepse ajo mbahet në mend si Dita e Çlirimit të Tiranës (17 nëntor 1944). Bashkia e Tiranës organizon disa aktivitete festive, duke vënë gjithashtu kurora me lule në monumentin e “Ushtarit të Panjohur”, ose në statujën e “Nëna Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve.
23-26 Nëntor “Njihu me Rusinë” panair në Pallatin e Kongreseve
Në datat 23-26 Nëntor 2019, do të keni mundësi të njiheni me kulturën ruse, tradita dhe vodkën e famshme.
28 Nëntori është dita më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, ku ne festojmë Ditën Kombëtare të Pavarësisë ose Ditën e Flamurit. Ka shumë aktivitete përpara ditës në mbarë Shqipërinë, veçanërisht në Tiranë dhe Vlorë.
29 Nëntori është gjithashtu një ditë festive. Mbahet në mend si dita e Çlirimit të Shqipërisë nga nazistët në vitin 1944. Por në dekadën e fundit, ajo zëvendësohet me Natën e Bardhë, e cila fillon në natën e 29 nëntorit, ku njerëzit kalojnë gjithë natën jashtë dhe vazhdojnë të festojnë deri në agim. Galeritë dhe muzetë janë të hapura për t’u vizituar, dhe shumë surpriza të tjera janë planifikuar këtë vit.
Ekspozitat fotografike apo të pikturës i gjeni të hapura gjatë gjithë muajit, po kështu teatro, filma, shfaqje, koncerte janë tashmë ta planifikuara dhe do ti gjeni të përditësuara në faqen tonë të eventeve.

Për gjithë adhuruesit e kërcimit, shfrytëzoni çdo javë mbrëmjet e vallëzimit tango. Tango Tirana, komuniteti i tangos argjentinase ne Shqipëri, organizon MILONGA, çdo të enjte, ora 21.00.
Mos harroni të postoni fotot tuaja të Tiranës dhe të merrni pjesë në konkursin e fotografisë në mediat sociale me hashtag #TiranaAutumn2019. Konkursi do të përfundojë në 30 nëntor.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0