Eventet e Apple janë më të mira se ato të konkurrentëve sepse ndjekin këto 3 rregulla të thjeshta - Business Magazine Albania

Eventet e Apple janë më të mira se ato të konkurrentëve sepse ndjekin këto 3 rregulla të thjeshta

Çdokush që ka parë eventin më të fundit të Apple në fillim të kësaj jave, mund të kuptojë se sa më i mirë se konkurrenca është prodhuesi i iPhone-ve në këtë çështje. Gjatë vitit të kaluar, janë transmetuar një duzinë apo më shumë lançime të produkteve virtuale nga kompani të mëdha të teknologjisë, por asnjëri prej tyre nuk krahasohet me eventet e stilit kinematografik që janë bërë një shenjë unike e Apple për të prezantuar produktet e tij gjatë pandemisë.

Apple arriti të organizojë diçka që shumica e konkurrentëve të tij nuk kanë arritur dhe mund të përmblidhet në këto tre rregulla të thjeshta.

Lexo: Apple lançon versionin e ri të IMac

Trego një histori

Produktet nuk janë interesante më vete. Kjo mund të duket jo-logjike duke marrë parasysh se sa vëmendje i kushtohet veçorive të ndryshme, por është e vërtetë. Shumica e njerëzve nuk janë të interesuar për llojin e procesorit në pajisjen e tyre të re (pavarësisht përpjekjeve të bëra për ta bërë audiencën të dijë saktësisht se si quhet). Ajo për të cilën interesohen vërtet është pse ka rëndësi për jetën e tyre.

Realiteti ka treguar se Apple është më i mirë në tregimin e historive sesa konkurrentët e tij. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, kjo histori ka të bëjë gjithmonë me vlerën që kjo pajisje për të cilën flet personi në skenë do të sjellë në jetën tuaj, në një mënyrë që produktet e tjera nuk munden. Do të mbrojë privatësinë tuaj. Do t’ju ndihmojë të krijoni gjëra më të mira. Do t’ju japë mjete për të qenë më produktiv.

Drejt e në temë

Apple arriti të prezantojë një iMac me një dizajn të ri, iPad Pro të përditësuar, një iPhone ngjyrë vjollcë, AirTags të shumë përfolur, një shërbim abonimi në podcast, një përditësim në Apple Card dhe një Apple TV të përditësuar, të gjitha në gati një orë. Shumë përmbajtje për t’u përmbledhur në një kohë kaq të vogël, e cila bëhet e mundur sepse Apple nuk humb fare kohë. Ata tregojnë historinë dhe vazhdojnë më tej.

Në epokën e pajisjeve dhe mediave sociale, njerëzit janë mësuar me video 15 sekonda në TikTok, ose story 30 sekonda në Instagram. Nëse dëshironi të mbani vëmendjen e një audience të përqëndruar duhet të përdorni copëza të shkurtra të përmbajtjes dhe t’i mbani gjërat në lëvizje. Kjo do të thotë të zgjidhni se cilat pjesë të historisë do të tregoni dhe të hiqni gjithçka tjetër. Ky është një art i vështirë për t’u zotëruar, por Apple e bën më mirë se pothuajse çdo kompani tjetër.

Lexo: SpaceX nisi misionin e tretë për NASA-n në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Përdorni ato që zotëroni

Së fundmi, Apple është mjeshtri i përdorimit të asaj që ka, për të komunikuar historinë që dëshiron të tregojë. Janë të paktën nëntë prezantues të ndryshëm në më shumë se një duzinë vendndodhjesh të ndryshme rreth selisë së Apple.

Një nga arsyet më të mëdha është se njerëzit që prezantojnë produktet janë në të vërtetë njerëzit që i prodhojnë produktet. Tim Cook, CEO i Apple, mund të qëndronte dhe të fliste për të gjithë gjërat që bën Apple, por në vend të kësaj, ai është treguar aq i zgjuar sa të lejojë njerëzit që bëjnë produktet të tregojnë pjesën e tyre.

Po, është e vërtetë që kompania më e vlefshme në botë ka në thelb burime të pafundme për të krijuar një event virtual një orësh, por sërish ekziston një mësim i vlefshëm këtu për këdo që dëshiron të jetë më efektiv në komunikimin – përdorni ato që zotëroni.

Edhe nëse nuk zotëroni një kampus shumë miliardë dollarësh për të filmuar eventin tuaj virtual, përdorimi i asaj që keni qoftë njerëz apo vendodhje e bën prezantimin tuaj të ndihet më autentik, sepse në të vërtetë ju përfaqëson ju.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0