Hapen aplikimet në Java Bootcamp - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet në Java Bootcamp

Java Bootcamp është një trajnim intensiv i specializuar, me një fokus të veçantë tek praktika, i cili ju prezanton me aspekte dhe komponente të ndryshëm të programimit Java.
Trajnimi nis nga konceptet bazë dhe është i përshtatshëm për ata që kanë pak ose aspak njohuri paraprake në programimin Java. Më pas trajnimi fokusohet në koncepte më të avacuara duke mbuluar në mënyrë të veçantë Spring Framework. Njohuritë dhe aftesitë e përftuara përgjatë këtij bootcamp-i mund të jenë një pasaportë e sigurt punësimi në ikubINFO dhe kompani të tjera kombëtare ose ndërkombëtare.

PSE DUHET TË MËSONI JAVA

Java është një gjuhë programimi e nivelit të lartë, e cila aplikohet nga pothuajse çdo kompani e cila operon në fushën e Software Engineering. Kjo e bën një nga gjuhët më të përdorëshme dhe të kërkuara të momentit. Kjo shtrirje kaq e gjerë e kësaj gjuhe e bën atë një armë ideale për një karrierë të suksesshme në fushën e zhvillimeve software.
Java është një prej gjuhëve më të suksesshme të programimit të krijuara ndonjëherë dhe këtë e provojnë plot 20 vite të suksesit të saj në treg.

  • Njohuritë dhe aftësimi në programimin Java ju hap dyert e një numri të madh mundësish punësimi, në Shqipëri dhe më gjerë.
  • Është një prej punëve më të mirëpaguara. Pagesat vjetorë për një zhvillues Java në shkallë botërore variojnë nga $57K në $117K sipas Glassdoor.
  • Me njohuritë e programimit Java mund të zhvilloni aplikacione server-side, aplikacione J2EE web dhe enterprise, dhe gjithashtu mund të orientoheni në zhvillimin e aplikacioneve mobile në Android.

PSE DUHET TË ZGJIDHNI JAVA BOOTCAMP

  • Trajnim intensiv me 200 orë mësimore, i shtrirë në 7 muaj të zhvilluara live në klasa me instruktorët tanë, me mundësi ndërveprimi të vashdueshëm për të sqaruar çdo paqartësi tuajën
  • Program të bazuar në kërkesat aktuale të tregut të punës në Shqipëri dhe jashtë vendit
  • Trajnim i bazuar në projekte reale të ndjekura hap pas hapi nga instruktorë me ekperience në këtë fushë dhe njohës shumë të mirë të tregut të punës
  • Nëpërmjet suportit të instruktorëve ju do të krijoni projektet tuaja konkrete që do të pasurojnë portfolion tuaj për çdo aplikim pune
  • Takime të vazhdueshme me ekspertë ikubINFO të fushave të ndryshme
  • Në përfundim të kursit ju pajiseni me një çertifikatë të njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe mund ta përdorni si tregues të njohurive tuaja në çdo aplikim për punë
  • Mundësi reale internshipi dhe punësimi në përfundim të bootcamp-it

ÇMIMI I TRAJNIMIT

ÇMIMI: 110000 ALL
* MUNDËSI PAGESE ME KËSTE PA INTERES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0