Bëhu pjesë e eventit "Global Woman Club"! - Business Magazine Albania

Bëhu pjesë e eventit “Global Woman Club”!

Bëhu pjesë e eventit "Global Woman Club"!
25-04-2025 Join

Tirana po thërret, dhe ky është momenti juaj për t’u lidhur me gra frymëzuese në botën e biznesit nga mbarë Shqipëria dhe Diaspora! Global Woman Club, rrjeti më i fuqishëm i grave ndërkombëtare po rritet furishëm edhe në Shqipëri. Pas lançimit në më shumë se 20 shtete të ndryshme të botës, Global Woman Club po zgjerohet në të gjitha trojet shqipfolëse.

Krijuar nga psikologia e njohur Mirela Sula, ky vit feston 10-vjetorin e kësaj lëvizjeje që ka përfshirë me qindra mijëra gra nga mbarë bota, me klube të suksesshme në Londër, New York, Los Angeles, Dallas, Houston, Paris, Amsterdam, Vienna, Washington DC, Zurich, Geneva, Berlin, Dubai, AbuDhabi, Toronto, Cyprus, Bruksel etc.

Bashkohu me ne për një Samit të jashtëzakonshëm dy-ditor, ku sipërmarrës të sukseshëm me influencën e tyre të fuqishme do të shkëmbejnë ide për të ndërtuar bashkëpunime të jashtëzakonshme.

Bëhu pjesë e kësaj energjie fantastike, të një takimi të rrallë që ndez mundësi të reja dhe partneritete afatgjata. Le të ndajmë përvojat e suksesit të grave shqiptare anembanë botës, të rritemi dhe të lulëzojmë së bashku në “zemrën” e gjallë të Tiranës!

Ky samit do të ndodhë në Tiranë në datat 25-26 prill në Hotel Plaza. Samiti “Wo-Men Power” është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të thellohen në temat e psikologjisë, biznesit, marketingut, inovacionit, mundësive të investimeve etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0