Eurostat: Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për njohuritë digjitale - Business Magazine Albania

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm 51% e të rinjve shqiptarë të moshës 16–29 vjeç zotërojnë aftësi digjitale bazë, një përqindje dukshëm më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, që është 71%.

Në vendin tonë, nuk ka dallime gjinore sa i përket zotërimit të këtyre aftësive, si djemtë, ashtu edhe vajzat janë në të njëjtin nivel. Kjo bie në kontrast me situatën në shumicën e vendeve të BE-së, ku vajzat zakonisht kanë aftësi digjitale më të mira se djemtë. Në vitin 2023, 73% e vajzave në BE raportuan zotërim të aftësive digjitale bazë, kundrejt 69% të djemve, me diferencën më të madhe të regjistruar në Kroaci.

a double vertical bar chart showing People who used the internet on a daily basis in 2024 in the EU, EU countries and some of the EFTA countries, candidate countries. The bars show young people aged 16-29 years and adult population.
Në pesë vende të BE-së,  Gjermani, Maltë, Rumani, Estoni dhe Sllovaki,  djemtë zotërojnë pak më shumë aftësi digjitale se vajzat.

Lexo edhe:Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

Megjithatë, pavarësisht niveleve të ulëta të aftësive digjitale, 99% e të rinjve shqiptarë përdorën internetin çdo ditë gjatë vitit 2024, një përqindje më e lartë se mesatarja e BE-së. Ndërkohë, në nivel kombëtar, vetëm 83% e popullsisë së përgjithshme në Shqipëri përdor internetin çdo ditë, duke krijuar një hendek prej 14 pikë përqindjeje mes brezit të ri dhe pjesës tjetër të popullsisë,  diferencë kjo më e thellë se mesatarja në Bashkimin Evropian.

EC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0