Eurostat, Shqipëria vendi me pagën minimale më të ulët në Europë - Business Magazine Albania

Eurostat, Shqipëria vendi me pagën minimale më të ulët në Europë


Jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqisë blerëse, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, sipas grafikëve që janë publikuar nga Eurostat, me të dhëna që i përkasin korrikut të vitit 2015 (paga minimale për Shqipërinë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë).
Me rreth 300 euro në muaj, të matura sipas standardit të fuqisë blerëse, (paga bruto minimale duke marrë në konsideratë diferencat në nivelin e çmimeve, duke aplikuar metodën e fuqisë blerëse për shpenzimet finale të konsumatorëve), shqiptarët që paguhen me pagë minimale, kanë më pak mundësi për të blerë ushqime e mallra të ndryshme, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe fqinjët, që ashtu si dhe ne janë në pjesën më të madhe kandidate për në BE.Pas Shqipërisë, pagën më të ulët minimale sipas fuqisë blerëse, e kanë përkatësisht Bullgaria, Rumania, Maqedonia, Serbia.
Edhe në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri, e shprehur në euro, është më e ulëta, në rreth 160 euro. Më pas renditen Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe serbia, që e kanë pagën minimale po nën 200 euro.Në vendet e Bashkimit Europian, paga minimale varion dukshëm, nga 194 euro në Bullgari në 1 923 euro në Luksemburg.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0