Eurosig bëhet aksioneri i dytë më i madh i UBA Bank - Business Magazine Albania

Eurosig bëhet aksioneri i dytë më i madh i UBA Bank

Eurosig

Eurosig, kompania e sigurimeve e drjtuar nga z.Kadri Morina ka rritur pjesën e saj të kapitalit aksioner të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA).

Me blerjen e më shumë se 2% të aksioneve gjatë këtij muajit, Eurosig arrin të ketë gati 19% të totalit të kapitalit. Aksioneri i parë vijon të jetë Banka Islamike për Zhvillim, që kontrollon me mbi 72% të kapitalit.

Pjesëmarrja e parë e Eurosig në UBA  ishte në mesin e vitit të kaluar. Kompania e sigurimeve bleu rreth 9% të aksioneve nga Banka Islamike për Zhvillim, për një vlerë gati 1 milion dollar.

Sipas drejtuesit të kompanisë, panet janë për rritje të mëtejshme të pozitës në këtë bankë. Eurosig ka investuar rreth 2.4 milionë USD deri më tani në UBA Bank.

Lexo: 3 mënyra se si të jeni konkurrues në një klimë të pasigurt

Eurosig ka shfaqur interesin e saj për futjen në tregun bankar që në shitjen e Tirana Bank. Në planet e Erosig, UBA  Bank pritet të jetë e pesta bankë me kapital shqiptar në treg. Banka e Bashkuar e Shqipërisë është themeluar në vitin 1993 dhe zotëron më pak se 1% të tregut bankar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0