Europa merr frymë nga ajri i pastër, në këtë kohë pandemie

Europa merr frymë nga ajri i pastër, në këtë kohë pandemie


Ndërsa vendet europiane nën bllokim kanë ngadalësuar qarkullimin e zakonshëm dhe prodhimin për të luftuar pandeminë e koronavirusit, ndotja atmosferike duket se është zvogëluar.

Lexo: Diçka e pazakontë po ndodh në Suedi, në këtë kohë pandemie, ndryshe nga gjithë Europa

Megjithëse është shumë herët për të vlerësuar efektet e saj në planin afatgjatë, fotografitë që vijnë nga satelitët tregojnë qartë ndryshimin e përqendrimit të emetimeve të gazrave serë në Francë, Itali dhe Spanjë përgjatë Marsit, raportoi AFP.

Në shkurt, Nasa tregoi se si emetimet e gazit ranë në mënyrë drastike në Wuhan, epiqendra e epidemisë. Nga e kuqja, portokalli, harta e Kinës u kthye në blu.

 

Agjensia Europiane e Hapësirës ka vëzhguar të njëjtin fenomen në Itali që nga fillimi i marsit pasi kombi ka qenë nën bllokim që nga 9 mars. Sipas Agjencisë Euopiane të Mjedisit, qytetet spanjolle si Madridi dhe Barcelona janë duke ndjekur të njëjtin model, dhe gjithashtu kanë qenë nën masa të rrepta të kufizimit që nga mesi i marsit.

Rënie të tilla radikale janë të pashembullt. “Është hera e parë që kam parë një ndryshim kaq të rëndësishëm në një rajon kaq të madh të lidhur me një ngjarje,” tha Fei Liu, një studiues në Agjencinë e Hapësirës së Shteteve të Bashkuara, rreth Kinës.

Edhe gjatë krizës ekonomike në 2008-2009, ulja “kishte qenë më e vazhdueshme me kalimin e kohës”, shtoi Alberto González Ortiz, specialist i cilësisë së ajrit në Agjencinë Europiane të Mjedisit.

Në Italinë veriore, “nivelet mesatare të përqendrimit tëemetimit të gazrave janë ulur përgjysmë,” vuri në dukje Vincent-Henri Peuch, nga programi Europian i monitorimit të Kopernikut.

Lexo: Foto të qyteteve të shkretuara në tërë globin si pasojë e Covid-19

Cili është ndikimi i një ndarje të tillë mbi popullatën?

Sipas një studimi të fundit, ndotja e ajrit shkakton 8.8 milion vdekje të parakohshme në vit në të gjithë botën. Ndotja me grimca të imët shkakton acarime të syve dhe fytit dhe shqetësim të frymëmarrjes. Ndotja gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje kronike, respiratore ose kardiovaskulare ose kancer të mushkërive. Prandaj bllokimi mund të “zvogëlojë efektet inflamatore”, shpjegojnë ekspertë, për më tepër pasi cilësia e ajrit brenda shtëpive varet shumë nga ajri që vjen nga jashtë.

Burimi: EuroNews

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0