Euro po shënon nivelin më të ulët historik në këto 12 vite

Konfindustria: Euro po shënon nivelin më të ulët historik në këto 12 vite



Gjatë muajit gusht 2019 Euro ka arritur nivelin më të ulët historik të vlerës së saj kundrejt Lek-ut në 12 vitet e fundit. Kjo situatë ka krijuar një shqetësim për konfindustrinë, pasi në një afat kohor 3 vjecar Euro është zhvleftësuar me mbi 13% të vlerës së saj kundrejt Lek-ut.  

Gjatë gjithë kësaj kohe, megjithë kërkesat në vazhdimësi të bizneseve vendore të prekura rëndë, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor kanë qenë krejtësisht të paqarta dhe me ndikim tepër afatshkurtër. Sipas tyre zhvleftësimi i tejskashëm i Euro-s kundrejt Lek-ut, do të pasqyrojë pasoja të rënda dhe afatgjata për zhvillimin e ekonominë kombëtare, prodhimin dhe industritë vendore.

Ata theksojnë se mungesa e plotë e analizës institucionale së shkaqeve, pasojave në ekonomi, mosveprimet dhe politikat e gabuara të Bankës së Shqipërisë në problematikat e zhvleftësimit të thellë të Euro-s, në mjaft raste cënojnë pavarësinë e siguruar me ligj të institucionit. “Rasti i fillimit të politikës së “de-euroizimit” të ekonomisë, që përkoi pikërisht në kulmin e zhvleftësimit të monedhës europiane ndaj Lek-ut, është shembull i qartë i paaftësisë dhe deri subjektivizmit të Bankës së Shqipërisë”.

Lexo: Konfindustria: Afati i vendosur për sistemin e mbifaturimit është i pa mjaftueshëm

“Pasojat e mbivlerësimit të Lek-ut kundrejt monedhës europiane godasin drejtpërdrejt fuqinë konkuruese të vendit për investime prodhuese, ndihmojnë hapur lobet importuese në dëm të prodhimeve të markes “Made in Albania”. Prekin ndjeshëm deri në falimentim kompanitë shqiptare, që prodhojnë për eksport dhe tregun vendor, zhveftësojnë ashpër kursimet dhe mbijetesën e një mase dërrmuese të qytetarëve me burim të ardhurat nga emigracioni”.

Sipas tyre nëse Banka e Shqipërisë nuk është në gjendje të plotësojë detyrat e saj të përcaktuara në ligj, atëherë është koha për të riparë në themel gjithë legjislacionin në fuqi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0