Euro pëson rënie të thellë që prej 2012-ës

Euro pëson rënie të thellë që prej 2012-ës


Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rënie të fortë ditën e djeshme në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 138.43 lekë, duke shënuar rënie me 0.29 lekë, në raport me ditën paraardhëse. Euro përjeton nivelin më të ulët të saj që nga korriku i vitit 2012, sipas të dhënave historike nga Banka e Shqipërisë.

Dy janë arsyet e kësaj rënieje të euros:

Së pari, ajo është zhvlerësuar ndjeshëm në tregun ndërkombëtar, duke u këmbyer  me 1.07 dollarë ditën e djeshme, niveli më i ulët në 6 muaj, si rrjedhojë e dobësisë së bursave europiane.

Së dyti, edhe kërkesa në tregun e brendshëm është e ulët, sipas aktorëve të tregut, për shkak të ngadalësimit të importeve dhe tkurrjes së aktivitetit tregtar nga masat e forta të aksionit anti-informalitet. Në shtator, importet u tkurrën me 7% me bazë vjetore.

Në të kundërt, dollari është ngjitur mbi 128 lekë, por mbetet ende larg niveleve rekord të 11 viteve të fundit, të arritur në mars 2015, kur u këmbye me 133 lekë.

Kërkesa e dobët në tregun e brendshëm ka bërë që sjellja e euros të jetë e ndryshme nga fillimi i këtij viti, ku monedha e përbashkët ra në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri mbeti në kuotën e 140 lekëve, teksa ruajtja e raportit euro/dollar të bursave ndërkombëtare u reflektua në mbiçmimin e ndjeshëm të dollarit.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0