Euro ka zbritur në nivelet e saj më të ulëta, duke u këmbyer me 106 lekë në fillim të kësaj jave. Tendenca rënëse e euros duket se është përforcuar edhe më tej me rritjen e fluksit të turistëve.
Euro u ble mëngjesin e së hënës me 105.5 lekë dhe u shit 106.4 lekë. Në rënie është edhe franga zvicerane, e cila u ble 107.3 lekë dhe është shitur me 108.3 lekë.
Lexo edhe: Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech
Me rritje të lehtë paraqitet dollari amerikan, duke u blerë 96.8 lekë dhe shitur 97.8 lekë.
Shqipëria zhvillon rreth 70% të tregtisë së saj në euro dhe kompanitë eksportuese raportojnë ulje të theksuar të fitimeve për shkak të dobësimit të euros.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.