EU4Innovation Reloaded: Shqipëria, një destinacion inovacioni në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

EU4Innovation Reloaded: Shqipëria, një destinacion inovacioni në Ballkanin Perëndimor

U prezantua çelja e fazës së dytë të projektit EU4Innovation në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Tiranë. Aktiviteti mblodhi së bashku më shumë se 150 aktorë të ekosistemit të inovacionit, përfaqësues nga sektori publik dhe privat, akademia e komuniteti i donatorëve, dhe përcolli frymën inkurajuese për përshpejtimin e transformimit të ekonomisë shqiptare, përmes inovacionit dhe aftësive.

Në fjalën e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, e mirëpriti këtë nismë e cila është në përputhje me objektivat kryesore të Reveries së Shqipërisë në fushën e zhvillimit ekonomik. Ministrja Ibrahimaj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë për të rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon. Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si partneri kryesor politik i projektit nga ana e Qeverisë shqiptare. Ministrja Ibrahimaj shprehu besimin se EU4Innovation mund të luajë një rol të fortë mbështetës për të arritur këtë qëllim duke mbështetur progresin e ekosistemit të start-up-eve dhe inovacionit.

“Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia po punojnë së bashku, si Ekipi Evropa, me qeverinë e Shqipërisë për të zhvilluar dhe nxitur agjendën shqiptare të inovacionit. Për ne, ekosistemi i sipërmarrjeve të reja dhe i inovacionit është një shtytës i rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe rritjes së vendeve t`ë punës me pagesë të lartë në vend. Inovacioni ka të bëjë me vendosjen e njerëzve në qendër të ekosistemit. Nxitja e frymës së inovacionit te të rinjtë shqiptarë nuk do të thotë t’u thuash atyre se çfarë të bëjnë. Ajo ka të bëjë me fuqizimin e tyre për të bërë atë çka duan dhe për të cilën janë më të mirët. Duke qenë se jemi në kuadër të Javës së Europës dhe viti 2023 është Viti Evropian i Aftësive, më lejoni të theksoj se Evropa është këtu për të nxitur zhvillimin e aftësive në Shqipëri”, tha znj. Christiane Hohmann, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Peter Zingraf, përshëndeti ndërveprimin mes Agjencive Gjermane dhe Suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, GIZ dhe Sida, të cilat zbatojnë së bashku këtë projekt. Ambasadori Zingraf foli rreth sukseseve të fazës së parë të projektit, që u zbatua nga 2018 – 2022. Ndër të tjera, ai iu referua rritjes së pozicionit të Shqipërisë në raportin Startup-Blink 2022 (një raport krahasues mbi statusin e ekosistemeve start-up), i cili e cilëson Shqipërinë si “një vend ideal për kompanitë e software dhe të dhënave, e-commerce & retail, si dhe start-up-et e transportit.”

Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, znj. Elsa Håstad, foli për rëndësinë e mbështetjes së inovacioneve nga e gjithë Shqipëria. Znj. Håstad tregoi historinë e suksesit të kabinave lëvizëse shqiptare, “Funky Cabins”, 17 inovacionet e kryesuara nga gratë që falë mbështetjes së EU4Innovation konkurojnë në tregun global. “Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij revolucioni shqiptar të inovacionit”, tha Ambasadorja Håstad.

Lexo: Connect IT afron universitetet me sektorin privat. 6 universitete po bashkëpunojnë me kompani shqiptare në nevojë të digjitalizimit

Rreth EU4Innovation

EU4Innovation është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), si dhe Sida. Projekti zbatohet nga GIZ Shqipëri si organizatë kryesuese në zbatim dhe Sida si përgjegjëse për Challenge Fund. Periudha e zbatimit është Janar 2023 – Qershor 2026 (42 muaj), me një kontribut të BE-së deri në 10,000,000 EUR, BMZ deri në 1,200,000 EUR dhe Sida deri në 550,000 EUR.

Projekti mbështet Qeverinë e Shqipërisë në arritjen e objektivave kryesorë në fushën e zhvillimit ekonomik, përmes përshpejtimit dhe transformimit në një ekonomi të nxitur nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri, duke i dhënë hov kapitalit të saj njerëzor, potencialit sipërmarrës si dhe të kërkimit, dhe duke rritur kështu konkurrueshmërinë.

Objektivi specifik i projektit është rritja e pjekurisë dhe ekspozimit të ekosistemit shqiptar të start-up-it dhe novacionit dhe anëtarëve të tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0