Esmeralda Kazia, folëse në Konferencën EGOS, na njeh me konceptet e Database Freshness - Business Magazine Albania

Esmeralda Kazia, folëse në Konferencën EGOS, na njeh me konceptet e Database Freshness

~6 minuta lexim


Për herë të parë në Shqipëri u organizua Konferenca e parë Kombëtare e Teknologjisë Dixhitale Inovative “EGOS”, një ndër konferencat më të rëndësishme të vitit, ku pati pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, përfaqësues nga bizneset, të rinj, përfaqësues të universiteteve, përfaqësues të institucioneve shtetërore, CEO të kompanive brenda dhe jashtë Shqipërisë etj.

Lexoni: Përfundon me sukses Konferenca e Teknologjisë Dixhitale Inovative “EGOS”

Një nga risitë që solli kjo konferencë ishte bashkëpunimi me Klubin Kombëtar të Prindërve me CSA (çrregullime të spektrit autik). Një pjesë e fondeve shkoi për këtë klub, për të dhënë impaktin social, por edhe mbështetjen e të rinjve në projektet që ata do të lançojnë së shpejti.

Folëse në këtë konferencës ishte edhe Esmeralda Kazia, lektore dhe eksperte sigurie. Ajo tregon për BusinessMag se pjesëmarrjet në konferenca të tilla kanë shumë vlerë, pasi përtej network-ut, zgjerimi i dijeve dhe marrja e informacioneve përpos fushës së interesit është një mundësi e mirë për këdo që i shfrytëzon këto mundësi.

Esmeralda Kazia përveçse pedagoge dhe Koordinatore e Departamentit ICT në Universitetin Marin Barleti, është gjithashtu edhe Eksperte e Mbrojtjes së të Dhënave dhe Rrjeteve Kompjuterike. Zotëron njohuri shumë të mira në fushën e programimit. Ka zgjeruar mjaftueshëm bagazhin e saj përmes pjesëmarrjes në aktivitete të shumta shkencore, madje është edhe autore e disa publikimeve në fushën e Mbrojtjes, Analizës dhe Vizualizimit të të dhënave. Ekskluzivisht për BusunessMag.al ajo tregon rolin e saj në këtë konferencë, e cila është një përvojë e veçantë në karrierën e saj.

Esmerala në Konferencën e Parë të Teknologjisë Dixhitale Inovative, referoi mbi temën: “On the freshness of relational databases deployed on cloud” (Referim, Trajnim, Demonstrim).

“Ishte kënaqësi që të isha pjesë e kësaj konference, pasi kuptova që interesimi ishte i madh. Data Freshness është atributi kryesor në sigurinë e të dhënave, prandaj zgjodha këtë temë,” thotë ajo në një prononcim për BusinessMag.

Tematikat në të cilat ajo u fokusua ishin: Database në Cloud, Integriteti i Database, Problemi Data Freshness, Mënyra e Sigurimit te Data Freshness, Demonstrim live i kontrollit të Data Freshness.

Në ditët e sotme teknologjia luan një rol shumë të rëndësishëm në jetët dhe profesionet tona. Sot ne paguajmë për hapësirë, paguajmë që të kemi mundësi që të dhënat tona të ruhen diku në një server, të cilin se kemi ne nën kontroll. Keni dëgjuar për Cloud-in, nëse keni parë atë ikonën e resë do ta kuptoni se përse e kemi fjalën. Pikërisht kjo është mënyra më inovative se si ruhen të dhënat, por ashtu si çdo teknologji edhe cloud-i ka disavantazhet e veta, pasi është i prekur nga problemet me sigurinë.

Gjithashtu një fokus i madh gjatë prezantimit ishte për Database Freshness, një çështje e rëndësishme për këdo dhe për çdo kompani, që duhet të ofrojë aksesimin e përditësuar të të dhënave.

Nënkupton që të dhënat janë të kohëve të fundit dhe siguron që të mos përsëriten me të dhëna të vjetra. Data freshness ka të bëjë me përditësimin e të dhënave që ndodhen në një databazë në Cloud në një kohë sa më të shkurtër në mënyrë që klientët të kenë mundësi që të aksesojnë përditësimin më të fundit të të dhënave.

“Bazat e të dhënave relacionale të vendosura në cloud kanë kosto ekstra si për hapësirën e zënë ashtu edhe për mirëmbajtjen. Ndonëse kostot e përgjithshme të kompanive në këtë mënyrë ulen kur vendosin që bazën e tyre të të dhënave ta çojnë aty, ngrihen pyetje për integritetin e të dhënave, sigurinë dhe çështje të tjera, si dhe çdo ndryshim duhet të realizohen në kohë reale, pra duhet të jetë sinkron,” mbyll intervistën për BusinessMag Esmeralda.

Ky është koncept shumë teknik që njerëz të fushës së teknologjisë e kuptojnë, por Esmeralda na e solli në konferencë bashkë me shembuj praktikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0