Esma Fera, studentja premtuese e biologjisë molekulare - Business Magazine Albania

Esma Fera, studentja premtuese e biologjisë molekulare

Ajo është vetëm në vitin e tretë bachelor, por ka arritur të sigurojë akses në fushën kërkimore, falë etjes dhe interesit të saj për biologjinë molekulare. Rezultatet e mira në studime e kanë mundësuar të futet në laboratorë dhe të asistojë profesorë me emër. Kërkimet ku është angazhuar lidhen me kancerin e gjirit dhe riparimin e molekulës. Në një intervistë për Businessmag, ajo ndan përvojën, rrugëtimin dhe pasionin për biologjinë molekulare.

Cilat janë angazhimet tuaja universitare dhe çfarë mendoni se ju ka bërë të dalloheni në universitet?

Angazhimet e mia në universitet janë të thella dhe më kanë bërë të ndihem emocionalisht e lidhur me rrugëtimin tim akademik. Aktualisht studioj në Fakultetin e Shkencave për Biologji molekulare dhe qelizore në University of New Haven.

Angazhimi im përfshin një sërë detyrash akademike të rëndësishme, duke filluar nga pozita si  studente për kërkime shkencore, praktikante (alumni) në departamentin e diagnostikës në Astra Zeneca, asistente e mësimit për biologjinë molekulare, deri te roli si studente rikërkuese në fushën e kancerit të vezoreve në universitetin e Yale-it, në laboratorin e Clinical Investigation. Po ashtu, kam rolin e Resident Assistant, ku mbaj përgjegjësinë për të ofruar mbështetje dhe udhëzim për studentët që jetojnë në rezidencën universitare dhe ndihmoj studentët ndërkombëtarë si International Student Peer Advisor.

Nuk do të përdorja termat “e dalluar” për të përshkruar veten, pasi mendoj se çdo individ ka potencialin për të bërë një ndikim të jashtëzakonshëm në botë. Dallueshmëria vjen nga njohuria dhe pasioni ynë unik. Pasioni im për biologjinë molekulare është burimi im kryesor i motivacionit dhe energjisë. Dëshira për të zgjidhur misteret e jetës në nivel molekular është frymëzuar nga dëshira për të kuptuar thellësisht proceset komplekse të organizmit tonë. Ky pasion është forca që më shton dëshirën për të eksploruar dhe për të kontribuar në këtë fushë të shkencës. Gjithashtu, ky rrugëtim është një dëshmi e reziliencës sime, pasi vij nga një fshat i vogël i Kosovës, një mjedis i pa zhvilluar shkencërisht. Prandaj,  përpjekja për të arritur nivelin e lartë të dijes dhe aftësive në këtë fushë është një udhëtim emocional dhe frymëzues që e bën historinë time interesante në botën e shkencës. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 16 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania.  Abonohu për të lexuar të plotë artikullin.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0