Microsoft konfirmon konferencën Build 2016

Është zyrtare, Microsoft konfirmon konferencën Build 2016


Konferenca e zhvilluesve Microsoft Build 2016 do të rikthehet vitin e ardhshëm në datat 30 Mars – 1 Prill. Ekzekutivi i departamentit të zhvilluesve njoftoi këto data në rrjetin social Twitter ku ftoi zhvilluesit të shohin të ardhmen e teknologjisë dhe të Microsoft.

Përveç datave të konferencës asgjë tjetër nuk është detajuar. Uebfaqja zyrtare e konferencës Build shfaq vetëm vendndodhjen. Axhenda, çmimet dhe disponueshmëria e biletave ngelen enigmë.

Në 2016-tën besojmë se konferenca Build e Microsoft do të flasë e gjitha gjuhën e Windows 10, Windows 10 Mobile, HoloLens, Visual Studio, .NET, Azure dhe Xbox.

/PCWorld Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0