ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohen rritje të çmimit të ujit - Business Magazine Albania

ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohen rritje të çmimit të ujit

çmimit të ujit

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re, e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave.

Referuar dokumentit të bërë publik nga ky institucion, i cili ka hyrë në fuqi qysh këtë muaj, ndërmarrjet do të duhet të kenë plane të qarta biznesi disavjeçare. Sipas metodologjisë së re përcaktohen saktë rastet se kur mund të aplikohet për tarifë, mënyra sesi bëhet përcaktimi i saj dhe kostot që merren parasysh.

Konkretisht ERRU ka sqaruar shoqëritë UK deri tani në aplikimin e tyre për tarifa pranë tij kanë synuar kryesisht mbulimin deri në 100% të kostove të operim mirëmbajtjes.

“Një numër mjaft i vogël shoqërish kanë synuar që të mbulojnë me tarifa edhe një përqindje të kostove totale ku përfshihen edhe kostot e amortizimit, të interesave dhe të pricipalit të huave apo kredive të financuara nga donantorët e huaj. Janë pothuajse të përjashtuara rastet kur shoqëritë kanë aplikuar pranë ERRU-së që me tarifat e shërbimeve të mbulojnë në të ardhmen edhe nevojat e planifikuara për investime fizike. Ky është faktori kryesor që ERRU në vendosjen e tarifave ka aplikuar metodën “Kosto Plus” me periudhë rregullatore 1 vjeçare” thuhet në shpjegimin e Entit për metodologjinë.

Enti ka pranuar se gjendja aktuale dhe nevoja e përmirësimit të performancës së sektorit kërkon një konceptim më të avancuar të metodologjisë së vendosjes së tarifave nga ERRU. Por ndër reshta shihet qartë se nevoja e lartë për investime në sektor nuk do të mund të mbulohet vetëm me mbështetjen e buxhetit, donatorëve apo tarifave aktuale ndaj rritja e tyre është e pashmangshme.

“Metodologjia e avancuar e “Çmimit Tavan” si pjesë e kësaj metodologjie kërkon domosdoshmërisht që shoqëria të ketë një Plan Biznesi 5 Vjeçar që synon përmbushjen e kërkesave të mësipërme për sektorin e UK, si dhe të kushteve që përmbajnë Direktivat Evropiane për ujin e pijshëm dhe për ujërat e ndotura.

Lexoni: Pritet rritje të tarifave të ujit! Zef Preçi: “Të varfërit taksohen jo se kanë shumë, por se janë shumë”

Nga ana tjetër, referuar vlerësimit të nevojave për investime në sektor përcaktuar në Master Planin Kombëtar, dokumenti-projekt i Strategjisë Kombëtare të Financimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve parashikon që krahas kontributeve nga buxheti i shtetit dhe donatoreve të huaj, një pjesë e mirë e tyre të mbulohet nga rritja e tarifave të shërbimeve” thuhet në dokument.

I njëjti saktëson se aplikimi i metodës së re të rishikuar që ka parasysh financimin e komponentit të investimeve me anë të tarifave, do të kontribuojë mjaft për rinovimin e aseteve me anë te përfshirjes në kostot të komponentit të amortizimit duke eliminuar rrezikun e vjetërimit të aseteve në sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura.

“Përdorimi i metodologjisë se rishikuar do të mundësoje gjithashtu edhe në mbulimin pjesërisht ose plotësisht të nevojave për investime të aseteve për zgjerimin e shërbimeve në zonën e shërbimit.

Duke pasur parasysh gjendjen dhe specifikat e sektorit e të shoqërive UK që operojnë në të, metodologjia e rishikuar e vendosjes së tarifave supozon ende edhe përdorimin e metodologjisë së mëparshme “Kosto Plus” për shoqëritë që ende nuk propozojnë të mbulojnë mbi 100% të kostove O&M. Për shoqëritë e tjera do të përdoret metodologjia e re e “Çmimit Tavan”, e cila domosdoshmerisht është e bazuar në një Plan Biznesi 5 Vjeçar të shoqërisë UK” vlerëson Enti.

Metodologjia ka të përcaktuar edhe formulën që do të përdoret për tarifat ku ERRU saktëson se shoqëria llogarit dhe justifikon përbërësit vjetorë të tarifave për periudhën rregullatore në përputhje me këtë metodologji për secilin nga shërbimet e rregulluara, përfshirë kostot e pranuara operacionale, numrin e klientëve dhe vëllimet e shërbimit.

“Shoqëria ka të drejtë të propozojë tarifa fikse dhe volumetrike për shërbimet e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të trajtimit të ujrave të ndotura. Nëse propozohet tarifë fikse, kostot e pranuara operacionale ndahen midis tarifës fikse (deri ne 30%*) dhe tarifës volumetrike (jo më pak se 70%).

Kostot kapitale llogariten vetëm për tarifën volumetrike të shërbimit të rregulluar kur shoqëria mbulon mbi 100% kostot e pranuara oparcionale por të dhënat për këto kosto do të raportohen në çdo aplikim. Shoqëria mund të propozojë nivel më të ulët të të ardhurave nga tarifa volumetrike se sa të ardhurat e nevojshme të llogaritura për mbulimin 100% të kostove kur kjo justifikohet bazuar në kriteret e vendosjes së tarifave që përdor ERRU në këtë metodologji” thuhet në metodologji.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0