Erolda Çela, 21 vjeçarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eureopean Fashion Passaport

Erolda Çela, 21 vjeçarja që përfaqësoi Shqipërinë në European Fashion Passaport


Gjthçka nisi me një email nga sekretaria e shkollës, e cila e ftonte 21 vjeçaren Erolda Çela të aplikonte për të përfaqësuar Shqipërinë në European Fashion Passaport.

Erolda krijoi pesë skicat e kërkuara dhe bëri aplikimin. Në shtator asaj i vjen një email, që nuk është pranuar si përfaqësuese. Natyrisht që kjo e mërziti, por dhe vazhdoi studimet . Disa kohë më vonë në inbox i vjen një tjetër email, që e udhëzonte për pjesëmarrjen. E habitur ajo sërish e anashkaloi duke menduar se ishte një gabim, por nga Ministria e Kulturës merr lajmin se do të ishte Erolda që do të përfaqësonte Shqipërinë në Eureopean Fashion Passaport dhe se email i disa javëve më parë ishte dërguar gabim. Tashmë ajo kishte vetëm pesë ditë kohë për t’u bërë gati dhe ia doli të siguronte koleksionin e saj.
Me koleksionin “Pjesëz” të përbërë nga pesë veshje të krjuara nga vetë ajo, Erolda bëri krenar çdo shqiptar që ishte në sallë. Veshje moderne të ndërthurura me notacione të tradicionales. Kjo ishte ajo që Erolda kishte krijuar. Koleksioni i dha asaj shumë besim që gjërat do të shkonin më së miri dhe se ky stil do të linte mbresa tek të pranishmit.

Lexo: Vetëm 21 vjeç, ka udhëtuar në gjithë botën dhe na jep këto këshilla

Për BusinessMag.al ajo thotë se për të ishte hera e parë që merrte pjesë në një kompeticion të tillë, dhe fakti që do të përfaqësonte Shqipërinë, e ngarkoi me përgjegjësi të madhe. Sarajeva e mirëpriti Eroldën.

Ajo thotë, “Ndoshta jam shumë e vogël, por ndiej se jam në rrugën e duhur. Do të punoj fort për veten, pasionin tim dhe për Shqipërinë. Ashtu siç jam krenare që jam nga Shqipëria, shpresoj shumë që dhe Shqipëria dhe shqiptarët të jenë krenarë për mua”.

Asaj gjithmonë i ka pëlqyer të vishet bukur dhe të krijojë gjëra të bukura. Talenti i saj ra në sy nga ata që e njihnin dhe kishin patur kontakt me të. Kur ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme,  krijoi një koleksion veshjesh me material të riciklueshëm.

“Kur isha fëmijë u bëja veshje kukullave me gazeta dhe me copa. I rimodelja dhe sa herë që i shoh, ndjej nostaligji se si ato duar të vogla përpiqeshin të krijonin veshje”, thotë ajo. Ajo ruan me fanatizëm çdo krijim dhe vizatim të sajin, pasi për të janë një provë e pasionit të saj të hershëm.Erolda është përzgjedhur që do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë kompeticion edhe vitin e ardhshëm në Barcelonë. Pjesëmarrja në “European Fashion Passaport”, i ka mundësuar asaj krijimin e kontakteve dhe njërzve të rinj, një mundësi e mirë për të ardhmen e saj si stiliste. Erolda  thotë ndërkohë se studimet janë një qëllim që i ka vënë vetes. Për të, krijimi i një brandi që në këtë moshë është një arritje për më tej.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0