Vetëm 21 vjeç, ka udhëtuar në gjithë botën dhe na jep këto këshilla - Business Magazine Albania

Vetëm 21 vjeç, ka udhëtuar në gjithë botën dhe na jep këto këshilla


Kur mbushni 21 vjeç, është normale të filloni të reflektoni mbi qëllimet tuaja dhe atë që dëshironi të arrini në jetë. Lexie Alford vendosi që të merrte në dorë jetën e saj në një moshë shumë më të re. Dhe 21-vjeçarja tani konsiderohet si personi më i ri që ka vizituar çdo vend të botës.

Megjithëse ende ka dokumente për t’u miratuar nga Libri Guinness i Rekordeve Botërore për të bërë zyrtarisht arritjen e saj, Alford thotë se ajo ka vizituar 196 vende. Kjo e bën që ajo të mbajë rekordin pasi është tre vjet përpara nga mbajtësja zyrtare e regjistruar, 24-vjeçarja Taylor Demonbreun.

Lexoni: 4 startup-e inovative që po ndryshojnë mënyrën e udhëtimit

Kjo arritje për suksesin e saj ka ardhur me disa mësime të thjeshta për jetën që BusinessMag po i tregon më poshtë:

‘Asnjëherë mos pranoni “Jo” si përgjigje’

Alford zbuloi për BI tre mësimet më të rëndësishme që e ndihmuan atë: “Kurrë mos pranoni Jo si përgjigje, kini guximin të ndiqni atë për të cilin jeni më të apasionuar dhe zgjidhni problemet sikur nuk ju përkasin juve, sepse aty ku ka vullnet, ekziston një mënyrë.”

“Kishte kaq shumë pengesa për të kapërcyer gjatë udhëtimit në çdo vend dhe mësova më shumë nga momentet e vërteta të përpjekjes,” tha ajo.

Ndërsa aventurat e saj mund të dukeshin magjepsëse dhe emocionuese në llogarinë e saj të Instagram, Alford sigurisht hasi shumë pengesa. Për të përmendur disa si “Mohimi i vizave, mbarimi i parave, probleme shëndetësore si malaria dhe helmimi nga ushqimet, lodhja dhe dëshira për t’u kthyer në shtëpi pas tre muajve në rrugë,” tha ajo.

“Kur bëhej fjalë për vizat apo itineraret e pamundura ose njerëzit thjesht më thoshin se nuk isha në gjendje të bëja diçka, fakti që nuk hiqja kurrë dorë dhe nuk merrja Jo si përgjigje më bëri që të kapërcej situata shumë të vështira,” shtoi ajo.

Alford tha se ajo duhet të merrte rreth 30 viza dhe ka qenë shumë e vështirë sidomos për qarqet në Afrikën Perëndimore dhe Afrikën Qendrore, ku infrastruktura e turizmit është më pak e zhvilluar.

“Çuditërisht vendet më pak të vizituara në botë janë më të shtrenjta për të vizituar, sepse nuk kanë shumë mundësi transportimi dhe akomodimi, kështu që operatorët mund të tarifojnë çdo gjë që duan,” tha ajo. “Unë tani besoj se çdo problem ka një zgjidhje nëse punon mjaftueshëm. Ka edhe shumë sakrifica që duhet të bëni nëse doni të udhëtoni në botë, por nëse është diçka që jeni me të vërtetë të apasionuar, duhet vetëm guxim për ta ndjekur atë”.

Lexoni: Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi

‘Puno fort, kurse në mënyrë të qëndrueshme, shpenzo në mënyrë inteligjente’

Për shumicën e njerëzve, pengesa për të parë botën është, mungesa e parave, por Alford thotë se ajo arriti të financojë udhëtimet e saj kryesisht vetë.

“Fillova të punoja shumë punë dhe kurseja gjithçka që kam fituar që kur isha 12 vjeç”, tha Alford. “Unë kam punuar në çdo gjë nga pikturat komerciale në fotografe freelance dhe blogging për të menaxhuar agjencinë e udhëtimit të nënës sime. Unë jam me fat që mund të strukturoj orarin e punës në një mënyrë që të mundësoj udhëtimet e mia, sepse shefat e mia jan fleksibël dhe unë gjithashtu punoj për veten time.”

Përmes një kombinimi të punës ndërsa udhëton dhe kursimi për aventurat e saj, Alford ka arritur të financojë udhëtimet e saj nëpër botë. Ajo thjesht ka zgjedhur prioritetet.

“Unë rrallë ble gjëra materiale jo thelbësore,” tha ajo. “Unë nuk shpenzoj para në rroba apo këpucë të shtrenjta. Ende vesh rroba që kam pasur që nga shkolla e mesme. Edhe jam me fat që ende jetoj në shtëpi, kështu që shpenzimet e mia mujore janë shumë të ulëta”. Alford pranon se fakti që nëna e saj zotëron një agjenci udhëtimi, e ka lejuar atë të gjejë oferta shumë të mira.

“Unë gjithmonë shikoj për ofertat më të mira dhe prenotoj para kohe,” tha ajo. “Siç e përmenda, nëna ime ka një agjenci udhëtimi që e zotëron për më shumë se 30 vjet. Kështu që jam në gjendje të kap ofertat më të mira në fluturime dhe hotele, sepse nëna ime ka punuar në industrinë e udhëtimit për kaq shumë kohë”.

Të rritej në një familje që udhëton shpesh gjithashtu nënkupton se Alford ka vizituar rreth 70 vende me familjen deri në moshën 18 vjeçare.

Qëndroni të sigurtë kur udhëtoni vetëm

Kohët e fundit, Alford ka udhëtuar vetëm dhe si një vajzë në moshë të re ajo duhej të merrte masa paraprake. Krahas buxhetit personal, ndonjëherë siguria do të luante një pjesë të rëndësishme në kohën kur Alford do të kalonte në një vend, qoftë tri ditë ose tri javë.

“Unë kam shpenzuar më shumë se një muaj në Egjipt, Kenia, Tanzani, Indonezi, Zvicër dhe më shumë, sepse në këto vende mund të kaloja ditë të këndshme dhe në një mënyrë të arsyeshme financiarisht”, shprehet Alford.

“Pastaj ka disa vende si Mali, Sudani i Jugut, Afganistani dhe Somalia, të cilat unë do të kisha dashur të kaloja më shumë se disa ditë duke eksploruar, por për fat të keq nuk kam pasur buxhetin për të marrë masat e duhura të sigurisë të nevojshme për të udhëtuar në mënyrë të sigurtë.”

Udhëtimi vetëm gjithashtu nënkuptonte që Alford ndonjëherë të ndihej e vetmuar, por ajo ende rekomandon që njerëzit të shkojnë në aventura vetëm.

Lexoni: Vështirësitë që sipërmarrësit hasin gjatë udhëtimit të tyre

“Kam kaluar mbi shtatë muaj duke udhëtuar vetëm nëpër 50 vende, e cila ishte një përvojë shumë e pasur, por izoluese,” tha ajo. “Më në fund mësova të jem vetëm pa qenë e vetmuar dhe mendoj se udhëtimi solo është diçka që çdo person duhet të përjetojë të paktën një herë në jetën e tij”.

Në udhëtimet e saj ajo ka pasur kënaqësinë të takojë shumë lloje njerëzish dhe të mësojë rreth kulturave të ndryshme. “Vendet që janë më të varfër zakonisht janë vendet që kanë njerëzit më të mirë,” tha ajo.

“Vendet si Pakistani, për shembull, që nuk kanë një industri të zhvilluar turistike, janë tepër miqësore, sepse vendasit nuk kanë qenë të lodhur nga turizmi ekstrem dhe janë ende të lumtur të ndajnë kulturën e tyre me të huajt”.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0