Epokës së automjeteve me benzinë dhe naftë po u vjen fundi - Business Magazine Albania

Epokës së automjeteve me benzinë dhe naftë po u vjen fundi


Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike. Gjermania pritet të pasojë.

“Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme”, tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë.

Lexo: SAYTAXI ALBANIA: NJË SHQIPËRI E PASTËR ME MAKINA ELEKTRIKE

“Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë”, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove. “Partia konservative ka premtuar se deri në vitin 2050 nuk do të ketë më automjete me naftë ose benzinë në rrugët tona”, tha ai. “Kjo do të thotë që nga viti 2040 nuk do të lejohet regjistrimi i makinave të reja me benzinë dhe naftë, por në rrugët e Britanisë do ketë vetëm automjete elektrike. Franca gjithashtu planifikon një ndalesë të tillë nga viti 2040.”

Tani edhe Gjermania në konsultim me partnerët europianë duhet të caktojë një datë për ndalimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme. Ministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kritikuar në lidhje me këtë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt, që sipas tij nuk ka marrë masa të mjaftueshme që në fillim për këtë krizë. “Ministri Dobrindt gjatë gjithë kohës nuk na ka mbështetur aspak”, tha Kretschmann për ARD-në.

Lexo: Brenda një dekade, makinat elektrike do të kushtojnë më pak se makinat me benzinë

Greenpeace kërkon ndalim të tyre që në vitin 2025

Poltikanët Gjermanë kërkojnë një takim mes qeverisë dhe kompanive automobilistike në fillim të Gushtit, për të folur për ndryshimet dhe heqjen dorë nga motorët me naftë dhe benzinë. Kretschmann është më i kujdeshëm në parashikime dhe kërkon që makinat me naftë të përmirësohen që në mënyrë efektive të ulet niveli i ndotjes së mjedisit nga grimcat. Nëse nuk arrihet kjo, ai mendon se këto automjete duhe të nxirren nga qarkullimi.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace thotë se kjo nuk mjafton. Experti për transportin i Greenpeace, Tobias Astrup, i bën thirrje qeverisë gjermane që të marrë masa të nevojshme duke thënë: “Vetëm nëse këto qëllime arrihen deri në vitin 2025, industria themelore e Gjermanisë do të jetë në gjendje të sigurojë mbijetesën e saj dhe atë të planetit.”

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0