Epitoma e luksit dhe elegancës bregdetare: Buzë Boutique Hotel, Sarandë, një prej tyre - Business Magazine Albania

Epitoma e luksit dhe elegancës bregdetare: Buzë Boutique Hotel, Sarandë, një prej tyre

Epitoma e luksit dhe elegancës bregdetare: Buzë Boutique Hotel, Sarandë, një prej tyre

Kur bëhet fjalë për një pushim perfekt, asgjë nuk e konkurron kombinimin e diellit, rërës dhe oqeanit. Saranda është një destinacion i shkëlqyer, për t’u arratisur nga e zakonshmja dhe të shijoni një eksperiencë vërtet të paharrueshme.

Një destinacion është Buzë Boutique Hotel, i pozicionuar në vijën e parë bregdetare shkëmborë të Mesdheut, oaz bukurie në një nga zonat më tërheqëse të Sarandës, e konsideruar shpeshhere si “qyteti pa dimër” në Shqipërinë e Jugut. Aty ku njeriu dhe natyra shkrihen së bashku në harmoni të përsosur, hoteli ofron një qëndrim të këndshëm për të gjithë ata që vlerësojnë relaksimin, privatësinë dhe mrekullitë natyrore. Me një kapacitet total prej 60 klientësh, hoteli ka 18 dhoma dhe 3 suita, me mëngjese të përfshira, parking privat falas dhe një sërë lëhtësirash e shërbimesh të tjera.

  • Zhytuni në elegancën bregdetare

I vendosur në brigjet e kristalta të Jonit, hoteli ofron pamje piktoreske të oqeanit të pafund dhe perëndim të diellit që të lë pa frymë. Ndërsa hyni në hollin elegant, do të mikpriteni nga një staf i ngrohtë dhe miqësor, gjithmonë i përkushtuar për të siguruar që çdo nevojë e juaja të plotësohet. Në platformat e Booking.com stafi, shërbimet dhe hoteli janë vlerësuar me renditjen 9.7 dhe në platformën Expedia, me renditjen maksimale 10. Vlerësimi nga klientët është tregues i standardit të lartë të vendosur dhe paraprirës i eksperiencës ideale që ju pret.

  • Akomodim luksoz

Hoteli disponon një sërë facilitetesh luksoze, të krijuara për të ofruar një strehë rehatie dhe qetësie. Nga dhomat e bollshme dhe të dekoruara bukur, deri te suitat mahnitëse me ballkone private, çdo hapësirë është projektuar me kujdes për të ofruar pushime autentike. Afersisht 80% e klienteve dhe miqve që e vizitojnë janë shtetas europianë, polakë, italianë, gjermanë etj, nga vendet nordike si dhe shtetas amerikanë. Në Buzë Boutique Hotel ata kanë zbuluar perlën mesdhetare me 360 ditë diell, ku mund të flesh dhe të zgjohesh me zhurmën e dallgëve që përplasen, duke u mundësuar kështu një relaksim të pangjashëm dhe aq shumë të nevojshëm.

  • Privatësi e garantuar

Drejtuesit e hotelit besojnë në përkëdheljen e mysafirëve të tyre me një mori komoditetesh të këndshme. Ju mund të zhyteni në pishinën e hoteli “Infinity”, duke shijuar pamje panoramike të oqeanit, ose të relaksohuni në ujin e ngrohtë të Jonit në plazhin privat, ekskluziv vetem për klientët e hotelit. Mund të lexoni një libër apo të dëgjoni melodinë e preferuar në sinkron me përkëdheljen e detit Jon.

Zbuloni shijet lokale dhe ndërkombëtare

Zbuloni një ndërthurje të shijeve lokale dhe kuzhinave ndërkombëtare të krijuara nga kuzhinierët e talentuar, duke përdorur vetëm përbërësit më të freskët nga prodhuesit vendas. Mëngjesore me recel dhe mjaltë Delvine, drekë me peshk të freskët e aragosta deti dhe përzgjedhje e verërave të klasit botëror apo nga prodhuesit lokal: vështirësia e vetme do jetë vetëm të zgjidhni! Pavarësisht nëse jeni në humor për një darkë romantike në plazh ose për një vakt të rastësishëm me miqtë, opsionet  të ngrënies plotësojnë çdo shije dhe preferencë.

Eksperienca përtej hotelit

Ndërsa komoditeti dhe luksi i hotelit mund ta bëjnë joshëse ekspriencën për të mos u larguar, ka shumë për të eksploruar në zonën përreth. Kaloni një ditë duke shëtitur përgjatë vijës bregdetare të pacënuar ose duke bërë një ekskursion me skaf në ishullin e afërt të Korfuzit. Mund të vizitoni. Parkun Kombëtar të Butrintit, pjesë e listës së pasurive Botërore të UNESCO-s, i cili ndodhet vetëm 22 minuta larg me makinë nga Buzë Boutique Hotel. Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Gjithashtu, vetëm 30 minuta larg hotelit, ndodhet Syri i Kaltër, monument natyr, i cili vazhdon të tërheqë turistë të shumtë me misterin dhe kthjelltësinë e bukurisë së tij.

Kujtime të pashlyeshme

Pavarësisht qëllimit të udhëtimit tuaj: për një arratisje romantike, një pushim familjar ose për një vendpushim solo — hoteli luksoz buzë detit premton të krijojë kujtime të pashlyeshme. Nga momenti kur mbërrini deri në momentin kur largoheni, stafi përpiqet të tejkalojë pritshmëritë tuaja dhe t’ju ofrojmë një përvojë çlodhëse për trurin dhe ripërtëritëse për mendjen e shpirtin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0