Epic Games dhe Lego do të ndërtojnë një metaverse që ka në fokus fëmijët - Business Magazine Albania

Epic Games dhe Lego do të ndërtojnë një metaverse që ka në fokus fëmijët

Epic Games dhe Lego

Zhvilluesi i Fortnite Epic Games njoftoi se është në partneritet me Lego për të ndërtuar një metaverse me fokus fëmijët. Kompanitë thonë se do të formësojnë të ardhmen e metaverse për ta bërë atë të sigurtë dhe argëtues për fëmijët, ndërkohë që do të ndërtojnë një përvojë digjitale gjithëpërfshirëse për fëmijët ku mund të luajnë.

Ndërsa kompanitë nuk hynë në detaje në lidhje me planet e tyre për këtë botë virtuale, ata ndanë tre parime që do të sigurojnë që hapësirat digjitale të jenë të sigurta. Të dy do të punojnë së bashku për të bërë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve dhe për t’i pajisur fëmijët dhe të rriturit me mjete që u japin atyre kontroll mbi përvojën e tyre digjitale.

“Grupi LEGO ka magjepsur imagjinatën e fëmijëve dhe të të rriturve përmes lojës krijuese për gati një shekull dhe ne jemi të lumtur që bashkohemi për të ndërtuar një hapësirë ​​në metaverse që është argëtuese dhe e krijuar për fëmijët dhe familjet,” tha CEO dhe themeluesi i Epic, Tim Sweeney në një deklaratë për shtyp.

Lexoni: Meta thotë se nuk do të mbajë konferencën e zhvilluesve këtë vit

Sweeney ka thënë më parë se e sheh metaverse si një lloj sheshi lojërash në internet, ku përdoruesit mund të luajnë lojëra, të tilla si Fortnite, dhe të shikojnë filma në Netflix së bashku.

Në njoftim Epic tha se përvoja digjitale do të jetë miqësore me familjen dhe do t’i fuqizojë fëmijët të bëhen krijues të sigurtë. Nuk ka asnjë fjalë se si do të dukej saktësisht bota virtuale ose kur dy kompanitë planifikojnë ta lançojnë atë.

“Fëmijët kënaqen duke luajtur në botën digjiyale dhe fizike dhe lëvizin pa probleme midis të dyjave,” tha në njoftimin për shtyp CEO i Lego, Niels B Christiansen. “Ne besojmë se ka potencial të madh që ata të zhvillojnë aftësi gjatë gjithë jetës si kreativiteti, bashkëpunimi dhe komunikimi përmes përvojave digjitale. Por ne kemi një përgjegjësi për t’i bërë ato të sigurta, frymëzuese dhe të dobishme për të gjithë.”

Nuk ka ende një përkufizim të qartë për “metaverse”, kryesisht sepse ai nuk ekziston domosdoshmërisht, por shihet kryesisht si një rrjet hapësirash virtuale që do të hapë mënyra të reja për njerëzit që të lidhen në internet. Ideja e metaverse po rezulton tashmë të jetë e pasigurtë për fëmijët, gjë që do t’i detyrojë Epic dhe Lego të krijojnë masa mbrojtëse të gjera rreth botës së tyre virtuale të planifikuar.

Epic dhe Lego bashkohen me shumë përpjekje të tjera nga kompani që kërkojnë të ndërtojnë versionet e tyre të një metaverse.

Meta, i njohur më parë si Facebook, është fokusuar kryesisht në ndërtimin e metaverse dhe madje ka ndryshuar markën e saj të korporatës për të përshkruar planet e saj për të ardhmen. Shtatorin e kaluar, kompania njoftoi një fond prej 50 milionë dollarësh të dedikuar për investime në kërkime për të siguruar që metaverse të ndërtohet me përgjegjësi. Që atëherë, kompania ka dyfishuar planet e saj për metaverse dhe madje ka anulluar konferencën e saj të zhvilluesve F8, duke thënë se dëshiron të përqëndrojë përpjekjet e saj në ndërtimin e metaverse.

Krijuesi i Pokémon Go, Niantic, ka detajuar gjithashtu planet e tij për të ndërtuar atë që e quan “metaverse të botës reale”. Nëntorin e kaluar, kompania mblodhi 300 milionë dollarë me një vlerësim prej 3 miliardë dollarësh dhe tha se do t’i përdorte paratë për të krijuar një metaverse të botës reale që do të përdorë teknologjinë për t’i afruar njerëzit me botën e jashtme.

/techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0