Enteera sjell eventin prezantues në Coolab. Në 2 dhjetor njihuni me produktin inovator për mirëqenien e stafit - Business Magazine Albania

Enteera sjell eventin prezantues në Coolab. Në 2 dhjetor njihuni me produktin inovator për mirëqenien e stafit

Të  Premten në  datë  2 Dhjetor në  orën 17:30  në  ambientet e “Coolab Tirana” do të  bëhet prezantimi i produktit Enteera. Ky është  produkti më  i ri në  tregun shqiptar, i cili i ofron kompanive mundësinë  të  investojnë  në  mirqënien e punonjësve.

Enteera i  shërben kompanive që duan të investojnë në mirëqenien e stafit të tyre duke ofruar një buxhet mujor për secilin punonjës që ata ta shpenzojnë në  shërbime të  ndryshme si Palestra, SPA, Pishina, Yoga, Librari, Trajnime, Aktivitete Outdoor. Ajo që  është  edhe më  interesantja është  se në të njëjtën kohë, Enteera do të  ulë  kostot operacionale dhe financiare për të ofruar benefite të këtij tipi.

Gjithashtu sjell dhe kujdesin e Shëndetit nëpërmjet partneriteteve me klinika, laboratorë dhe kompani të sigurimeve me te cilat bëhet e mundur ofrimi  i një pakete të plotë shërbimesh për kompanitë, si:

Doktor i brendshem i kompanisë.

Sipas ligjit shqiptar, kompanitë duhet të kenë një mjek shoqërie. Ne ofrojmë një shërbim të tillë i cili do të ndihmojë kompanitë të respektojnë ligjin, të mbulojnë vlerësimet shëndetësore dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Paketat e Kontrollit Periodik.

Ne ofrojmë një grup të plotë testesh mjekësore për të mbuluar një gamë të gjerë aspektesh shëndetësore jashtë listës standarde të Check-Up-it të ofruara në klinika të ndryshme me një çmim shumë konkurrues. Paketat mund të përshtaten sipas llojeve dhe preferencave të kompanisë.

Sigurim i Shendetit.

Nëpërmjet partneritetit tonë me kompanitë e sigurimit, ne ju ofrojmë plane të plota sigurimesh për stafin e kompanisë me një çmim konkurrues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0