Engineering Albania zbarkon në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Engineering Albania zbarkon në Shqipëri!

Engineering Albania

Engineering Albania, një kompani ndërkombëtare që është tashmë pjesë e tregut shqiptar, ofron mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë dhe ata që dëshirojnë të zhvillohen në fushën e teknologjisë. 

Në një event prezantues që mblodhi protagonistë të tregut, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve publike në vend, drejtuesit e Engineering Albania theksuan objektivat e tyre për vitet në vijim. Duke analizuar potencialin e tregut vendas, kompania vlerëson mundësinë e lartë të bashkëpunimit dypalësh dhe synon të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi.

Aleksa Bardhi, General Manager për Engineering Albania, theksoi se një nga qëllimet kryesore të kompanisë është identifikimi dhe fuqizimi i talenteve në fushën e teknologjisë.

 Ndërkohë Fabio Momola, Group Executive Vice President, deklaroi se në vitin e parë të aktivitetit në Shqipëri, kompania synon të trajnojë të paktën 100 të rinj në teknologji, përmes një game të gjerë shërbimesh që përfshijnë edhe komponentin kreativ të dizajnit. Në periudhën e dytë (dyvjeçare), pritet që ky program të zgjerohet për të përfshirë 250 të rinj vendas.

Engineering Group vlerëson se Shqipëria ka një potencial të lartë të zhvillimit në fushën e teknologjisë dhe një rini vitale. 

Përfaqësues të institucioneve shqiptare theksuan mundësitë e mira që u sigurohen të rinjve për zhvillimin e teknologjisë në vend. 

Kompania vjen me një game të gjerë shërbimesh në dizajn, prodhim, furnizim, instalim, menaxhim dhe asistencë për programe kompjuterike, pajisje dhe sisteme të ndërlidhura. Ajo mundëson edhe kryerjen e aktiviteteve të tjera të dobishme ose të nevojshme me qëllim ushtrimin e këtyre aktiviteteve. 

Engineering Albania është pjesë e Engineering Group, një lider global në transformimin digjital për kompani publike dhe private në mbarë botën. Me rreth 14,000 profesionistë në mbi 80 lokacione (në Itali, Belgjikë, Gjermani, Norvegji, Serbi, Spanjë, Suedi, Zvicër, Argjentinë, Brazil dhe SHBA), Engineering Group projekton, zhvillon dhe menaxhon zgjidhje inovative për fushat e biznesit, ku digjitalizimi ka ndikimin më të madh, përfshirë Financat Digjitale, Qeverisjen dhe E-shëndetin, Industrinë Digjitale, Energjinë dhe Shërbimet inteligjente, Media dhe Komunikim Digjital. 

Këtu gjeni linkun e videos së eventit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0