Emil Lamprecht – Bashkohuni me mua dhe Yunus Social Business Accelerator. Inovacioni social buron nga zonat në nevojë. Potenciali është aty. - Business Magazine Albania

Emil Lamprecht – Bashkohuni me mua dhe Yunus Social Business Accelerator. Inovacioni social buron nga zonat në nevojë. Potenciali është aty.


Interviste ekskluzive per BusinessMag.al me Emil Lamprecht.

Ekspert i Google – Kryesues në përshpejtues biznesesh – Këshillues Startup-esh

 

Pak fjalë për:

Programi i Përshpejtimit të Biznesit Social (Business Accelerator) ose Yunus Social Business Accelerator.

Trajnim praktik për biznesin dhe sipërmarrjen + këshillim nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj + mundësi për te testuar modelin e biznesit + mundësi investimi deri në 350,000 euro! = Programi i Përshpejtimit #YSBBalkans #Accelerator

Nëse keni një iniciativë biznesi/ startup me impakt social apo mjedisor dhe dëshironi ta zhvilloni atë, Yunus Social Business Balkans vë në dispozicion programin 4 mujor të zhvillimit si dhe instrumentin e financimit. Informohu ose APLIKO online deri me 30 Shtator në linkun http://application.yunussb.com/balkans2015

 

Përshëndetje Z. Lamprecht,

  1. Lexuam në përmbledhjen tuaj në LinkedIn që “misioni juaj i ri është Biznesi Social” – Ka një arsye për këtë?

Biznesi social ështe vërtët pika e arhdhshme logjike në punën time. Ndër vite jam fokusuar në proçesin se si të ndërtoj biznese që gjenerojnë të ardhura nga produkte apo shërbime të cilat zgjidhin probleme të caktuara.

Duke e bërë këtë për ide të mëdha dhe tregje me konsumatorë aktivë është diçka e bukur, por personalisht jam ndier shumë më tepër i ekzaltuar nga kompanitë që kërkojnë të bëjnë ndryshim thelbësor në botë.

Me njohuritë e mia arrij ti jap zgjidhje problemeve të vështira në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme, ndaj do preferoja tashmë të mësoja ti përdorja ato për të zgjidhur çështje të vërteta sociale dhe ekonomike dhe jo ti lë ti shërbejnë vetëm mbushjes së xhepave të ndonjë CEO-je apo investitori.

E shoh Biznesin Social si makinerinë nëpërmjet të cilës mund të testoj këtë formë përshtatjeje, ndaj ky është misioni im i ri!

 

  1. Duke pasur një përvojë botërore në këshillimin e startup-eve, mund të na tregoni diçka më tepër për impaktin e tyre?

Për të krijuar një produkt, shërbim apo kompani të suksesshme, nevojitet të njihni një problem, të kuptoni metodat aktuale që njerëzit përdorin për ti dhënë zgjidhje këtij problemi dhe më pas të siguroni një zgjidhje oportune, më efektive për ta zgjidhur ju atë problem.

Në këtë këndvështrim, kompanitë me të cilat kam punuar kanë pasur një impakt në disa sektorë si lokalisht ashtu edhe globalisht.

Si një projekt me impakt mund të përmend këty projektin tim të fundit, CareerFoundry. Një kompani edukimi e fokusuar tek edukimi për karrierën në fusha ku ka mundësi të mëdha punësimi.

Ne pamë një problem, ku shumë njerëz në botë edukohen për punëra në industri ku rritja është minimale.

Ky problem ka 2 rezultate:

  1. Njerëzit nuk e pëlqejnë punën e tyre dhe shpesh nuk bëjnë përpara si profesionistë pasi nuk ka hapësira zhvillimi
  2. Shifrat e papunësisë rriten pasi njerëzit trajnohen për punëra që nuk ekzistojnë.

Ndërkohë që zgjidhja jonë nuk ishte e prerë për një biznes social, ne dëshironim të bënim të mundur që edukimi të funksionojë bazuar në një teknologji që e bënte te aksesushëm globalisht.

Struktura që zgjodhëm na lejoi të bëheshim një furnizues për individë nga e gjithë bota, për agjencitë e punësimit në Europë dhe ne patëm mundësinë të siguronim programe mbështetjeje (burse) për disa rajone ku individët nuk mundeshin t’ja lejonin vetes këtë shërbim sipas kërkesave të tyre.

Deri më tani ne kemi ndihmuar 1000 persona në gjithë botën të jenë zhvillues apo dizenjues faqesh interneti (website Developers) të aftë për punë dhe shpresojmë të shumëfishojmë këtë numër me 10 herë në 2 vitet e ardhshme.

 

  1. Nëse do të flisnim me shifra, sa është norma e suksesit në % e startup-eve?

Fillimisht është e rëndësishme të përcaktojmë çfarë është një ‘startup’.

Një ‘startup’ është një biznes që nuk është i qëndrueshëm ende. Çka do të thotë që shifrat nuk janë edhe aq të ‘këndshmë’, duke pasur parasysh se edhe platforma multi-milionere të tilla si SoundCloud janë akoma ‘startup’.

Ndërkohë që industria priret të shprehet se “vetëm 30% e startup-eve mbijetojnë” kjo mund të çojë në drejtim të gabuar pasi mund të mendohet se tek të gjitha ato është investuar dhe nuk ja kanë dalë.

Por sipas parashikimeve të mia (një perspektivë personale bazuar në të dhënat e mbledhura nga unë) të shifrave në nivel global mund të them që:

Startup-et të cilat mbijetojnë nga faza e konceptimit deri në fazën e krijimit dhe të një finanimi fillestar në një fazë të hershme – 1%

Startup-et të cilat mbijetojnë nga faza e themelimit dhe financimit në fazë të hershme deri në një fazë ‘early traction’ – 30%

Startup-et të cilat kalojnë nga faza ‘early traction’ në fazën e një biznesi ku gjenerojnë të ardhura pozitive – 10%

Pra, kjo do të thotë që rreth 3 në 100 startup-e që krijohen do të kthehen në biznese të suksesshmë.

Këto shifra nuk janë statistikisht të vlefshme pasi të dhënat e mia personale janë pak, por raporte më të zgjeruara mbi ekosistemin e startup-eve tek Compass.co

 

  1. Cilat hapa duhet të ndjekë një startup nga konceptimi deri në një biznes të suksesshëm?

Themeluesit duhet të mësojnë të përkushtohen për të kuptuar klientët e tyre. Jo vetëm nevojat e tyre, dëshirat apo zakonet por edhe psikologjinë e klientit, frikërat dhe motivacionet.

Gjithçka duhet të mësoni për një produkt – pjesët përbërëse të tij, si ta shisni, për çfarë çmimi mund ta shisni – janë gjëra të cilat duhet ti keni të qarta dhe jo ti hamendësoni, duhet ti siguroni nga testimi i supozimeve tuaja.

Dhe ku mund ta bëni këtë më mirë se sa me njerëzit të cilëve pretendoni se do ju shërbeni duke iu zgjidhur një problem?

Nëse të gjithë themeluesit në gjithë botën do të përdornin këtë mentalitet, dhe dua të thëm që vërtet do ti dedikonin veten për të kuptuar nevojat dhe psikologjinë e konsumatorit, atëherë jo vetëm qe çdo biznes do të kishtë një impakt më të përqendruar, por sigurisht që normat e suksesit do të ishin jashtëzakonisht të larta.

EMIL

  1. Mendoni që disa shtete të caktuar janë më premtuese për startup-et?

Sipërmarrja është pjesërisht një aftësi e lindur, por shoh gjithnjë e më shumë se ajo që ka më shumë rëndësi është personaliteti i sipërmarrësit.

Cilido me motivimin e duhur dhe vendosmëri mund të kthehet në sipërmarrës nëse do të qëndrojë i hapur, i etur për të mësuar dhe i prirur të kuptojë konsumatorin.

Nuk do të veçoja një shtet nga një tjetër në aspektin e potencialit, por do të pohoja se vetëdija publike për sipërmarrjen si një çështje ndihmon njerëzit që të kuptojnë se ajo është ë mundur. Sa më shumë vetëdije apo ndërgjegjësim të ketë një shtet, aq më shumë njerëz në atë shtet do të duan ta provojnë sipërmarrjen.

Kohët e fundit, vende të ndryshme të botës po kujdesen të orientohen drejt startup-eve të ndryshëm në varësi të nevojave sociale, infrastrukturës që kanë, sistemit të edukimit dhe me rradhe; historikisht ne shohim inovacion të madh social që buron nga zonat në nevojë në kohëra të vështira, dhe unë besoj që edhe në ditët e sotme, potenciali është aty.

 

  1. Çfarë mendoni për ekosistemin e startup-eve në Ballkane? Bazuar në përvojën tënde a shikoni mundësi premtuese për ide të mëdha biznesi?

Siç e përmenda më sipër, një ekosistem është ajo që njerëzit bëjnë me të. Ndërsa do të ishte e vështirë të zhvillosh një kompani globale teknologjie në hapësirat shqiptare, besoj se do të ishte shumë më e lehtë apo me potencial të zhvilloje kompani prodhimi, komunitete të vetë qëndrueshme apo biznese te ndryshme sociale apo eko në këtë vend.

Por këtë nuk e them se është e pamundur të krijosh kompani globale teknologjie, por dua të theksoj se sipërmarrësit balkanas duhet të fokusohen në kapitalizimin e fuqive që kanë, dhe nevojat më të prekshme të klientëve të tyre.

Ashtu si me të gjithë ekosistemet, nevojitet vendosmëri nga disa pak persona për të motivuar masat.

Nëse sipërmarrësit në Ballkan duan të vazhdojnë të zhvillojnë dhe të ndërtojnë biznese sociale dhe të qëndrueshme brenda rajonit, potenciali për të zgjidhur problemet e papunësise dhe të infrastrukturës është i madh. Kjo do të thotë që ti hapni dyert ndaj çdo tipologji sipërmarrjeje në rajon, përfshirë sektorin High-Tech.

 

  1. Na flisni pak për Shqipërinë; keni dëgjuar më parë për Startup-et shqiptare? Cila është përshtypja juaj e parë? Pritshmëritë?

Sinqerisht që prisja të vija në Shqipëri dhe të mos gjeja asgjë. Por vendi duket se po shikon mjaft aktivitete startup-esh, dhe kjo përfshin teknologjinë dhe biznesin social mes të tjerave.

Natyrisht që Tirana ka qenë në fokus kryesor të aktiviteteve, por nëpërmjet Aceleratorit të Biznesit Social tek Yunus, dhe duke parë komunitete si Startup Grind, Meetup dhe Startup Weekend, po shikojmë gjithmonë e më tepër interes në të gjithë vendin.

 

Në linkun mëposhtë mund të shikoni disa startup-e shqiptare të njohura botërisht:

http://www.startupranking.com/top/albania

Dhe përsa i përket startup-eve në Biznesin Social mëposhtë janë disa nga të preferuarit tanë:

Shtëpia e zotërinjve

http://www.shtepiaezoterinjve.com/

Dentem

http://www.dentem.co/

Design By Pana

http://www.designbypana.com/

Gjithashtu mund të gjeni disa startup-e të tjera shqiptare në sektorin e agrikulturës si Saint George Valley Organic Farm dhe Farm to Table. Ju rekomandoj ti shikoni!

 

Kush është Emil Lamprecht?

Ndihmoj njerëzit të nisin biznese të reja.

Ndihmoj korporatat të mendojnë si startup-e.

Jam një marketer, lider mendimi UX, hack-er per rritje dhe produkte dhe folës mbi çështje të caktuara.

Kam ndihmuar në ndërtimin dhe dizenjimin e CareerdFoundry, dhe jam zhvillues programi pas Google Startup Launchpadx.

Biznesi Social është misioni im i ri, ndaj bashkohuni me mua dhe Yunus Foundation për të ndihmuar sipërmarrësit të ndryshojnë botën nëpërmjet zgjidhjeve të qëndrueshme të problemeve reale.

Jeta ime është udhëtim, frymëzim dhe aventurë.

Kërkoni në Google emrin tim për më shumë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0