Emaili me acarues ne bote - Business Magazine Albania

Emaili me acarues ne bote


Jon Steinberg*

“Ju lutem, me telefononi.”

“Kam nevoje te flas me ju. Ju lutem, me telefononi.”

“A mund te me telefononi? Kam nevoje te diskutoj dicka me ju.”

Keto jane emailet me te merzitshme dhe qe ju heqin vemendjen. Ato e vendosin marresin ne nje gjendje meraku, me e pakta te thuhet. Qe dicka jo e mire pritet nga kjo bisede sikur kuptohet. Dhe pyetja qe behet eshte sa i keq do te jete ky lajm?
Telefonata e bere ka shume mundesi te rezultoje ne dhenien e lajmeve te tilla si pershembull: nje pjese e mire e biznesit ka humbur, nje punonjes kyc ka dhene doreheqjen e te tjera si keto.

 Autori i shkrimit, Jon Steinberg

Ajo qe ndodh me pas eshte: nje perpjekje per te gjetur numrin e telefonit te derguesit te ketij emaili e me pas paaftesia per te arritur personin ne fjale. Me pas kupton se i ke rene numrit gabim. Ose te del voicemail i personit ku thote se mund ti dergoni nje email per nje pergjigjje me te shpejte.

Gjate gjithe kohes, mendoni se cila do te jete arsyeja per kete telefonate. Ne vite, i kam kerkuar kolegeve te mi te mos me dergojne mesazhe te tilla. Dhe nese ato kane informacione konfidenciale, ato mund te shtojne disa detaje ne kete email per ta bere ate me pak provokuese dhe shqetesues.
Per shembull, ne vend se te shkruajne “Ju lutem, me telefononi. Kam nevoje te flas me ju.”, mund te shkruani “Ju lutem, me telefononi, kam nje ceshtje me klientin Spacely Sprockets.”
Apo, “Te lutem, me telefo, behet fjale per nje ceshtje me HR (Burimet Njerezore), lidhur me punesimin e nje punonjesi.”
Drejtori yne i Komunikimit ne Daily Mail, Sean Wash, dhe une kemi rene dakort mbi kete. Kur eshte lajm i mire ai me thote “Lajm i mire! Me telefono.” Apo “Lajm i keq, “O Zot, me telefono, filani…”

* CEO, Daily Mail, North America

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0