Elon Musk vs. Mark Zuckerberg, kush ka të drejtë? - Business Magazine Albania

Elon Musk vs. Mark Zuckerberg, kush ka të drejtë?


Aktualisht, dy mendjet më të ndritura të teknologjisë, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, janë në një luftë fjalësh nëse inteligjenca artificiale do të na e përmirësojë ose shkatërrojë jetën.

Musk anon nga ana negative, duke paralajmëruar për rreziqet që kanos inteligjenca artificiale. Zuckerberg shikon një të ardhme më të bukur, duke argumentuar që zhvillimi i inteligjencës artificiale do të na ndihmojë për progresin teknologjik të botës.

Lexoni: Inteligjenca Artificiale do të shkatërrojë vendet e punës dhe qeveritë nuk janë të përgatitura!

Të dy e kanë cilësuar njëri tjetrin si injorant, por kush ka të drejtë midis këtyre dy titanëve të teknologjisë.

Eksperti i I.A. për Musk: Më vjen keq, por ti nuk e di se për çfarë po flet.

Nëse doni një arbitër, njeriu i duhur është Rodney Brooks. Ai është krijuesi i Laboratorit të I.A. dhe shkencës kompjuterike në MIT. Shkurt, ai është një nga kokat e fushës. Pra, çfarë mendon ai për Musk vs. Zuckerberg?

Në një intervistë me TechCrunch, Brooks suportoi hapur Zuckerberg:

Ka disa njerëz që e konsiderojnë I.A. një kërcënim, Stephen Hawking ka shkruar një libër të tërë për këtë. Por çfarë vihet re është fakti që asnjëri prej tyre nuk ka punuar më I.A. Ata që kanë punuar vërtet me këtë, e kuptojnë sesa e vështirë është që të bësh dhe gjënë më të vogël të punojë në fund.

Lexoni: Elon Musk thotë se arsyetimi i Mark Zuckerberg për inteligjencën artificiale është “i limituar”

Ja cili është gabimi që Elon dhe të gjithë të tjerët bëjnë. Kur ne shohim një person duke bërë një detyrë shumë mirë, ne e kuptojmë punën dhe mundimin e bërë nga mbrapa. Unë mendoj se ata përdorin të njëjtën logjikë dhe me I.A. (që është e gabuar). Kur njerëzit panë AlphaGo-në e DeepMind të mundte kampionin Korean dhe më pas kampionin Kinez, ata menduan, “O Zot, kjo makineri është kaq e zgjuar, mund të bëjë çdo gjë!” Por unë isha tek DeepMind tre javë më parë dhe ata pranuan që gjërat mund të kishin shkuar shumë më keq.

Brooks gjithashtu është kundër idesë së Musk për të vendosur rregulla ndaj I.A., duke thënë që nuk është e qartë se çfarë duhet të ndalohet në këtë fazë. Në fakt, e vetmja formë e I.A që Brooks do donte të kishte rregulla do të ishin makinat ‘self-driving’- ato që po krijohen nga Tesla e Musk.

Burimi: Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0