Elon Musk përfundon gërmimin e tunelit të dytë, pritet të hapë një epokë të re në transportin me shpejtësi të lartë - Business Magazine Albania

Elon Musk përfundon gërmimin e tunelit të dytë, pritet të hapë një epokë të re në transportin me shpejtësi të lartë

Kompania Boring përfundoi gërmimin e tunelit të dytë poshtë Qendrës së Konferencave të Las Vegas, i cili do të jetë pjesë e një sistemi transporti për njerëzit. Sipas njoftimit për shtyp, të mërkurën makina e Boring shkatërroi një mur betoni që lidh dy skajet e tunelit me gjatësi prej 1.3716 km. Tani, vëmendja është kthyer tek ndërtimi stacioneve mbi tokë të cilat do të shërbejnë për të transportuar falas njerëzit nga njëri skaj i ndërtesës tek skaji tjetër duke përdorur automjetet Tesla, gjë e cila pritet të ndodhë në 2021. Ky do të ishte projekti i parë i përfunduar i kompanisë për klientin e tij .

“Ky moment historik jo vetëm që ndikon në të ardhmen e transportit në Las Vegas, por sinjalizon aftësinë e kësaj qendre për të duruar kohët e vështira dhe të përmirësohet për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e vizitorëve tanë” tha Steve Hill, presidenti i Qendrës së Konferencave, në një njoftim për shtyp. “Las Vegas vazhdon të kapërcejë kufijtë, dhe ne mezi presim të ofrojmë këtë zgjidhje unike të transportit, për të vizitorët dhe pjesëmarrësit në konventa të organizuara në këtë qendër.”

Në Twitter, Elon Musk tha se projekti përfaqëson një moment historik për përpjekjen e tij për “tranzicion masiv të individualizuar” një koncept që nga shumë njerëz të industrisë konsiderohet si një term i gabuar.

Ekspertët e transportit kanë kritikuar planin e Musk. Për shembull, në Los Angeles, një sistem i propozuar do të udhëtonte vetëm 4 km deri në Stadiumin Dodger, dhe do të transportonte shumë më pak njerëz sesa një metro apo korsi e dedikuar për autobusë. “Makineritë e tij të përdorura për të ndërtuar tunele duken mjaft standarde. Nuk kam parë asgjë të ndryshme nga ai”- i tha Herbert Einstein, një profesor inxhinierie i MIT dhe ekspert tunelesh,  për Forbes në Prill 2018. “Ajo që është e re, ose disi e re, është pajisja që depërton në gjatësi të mëdha. … Kjo me të vërtetë duket më shumë një zhvillim i pajisjeve, sesa zhvillim i tuneleve në të vetvete”.

Përfundimisht, Boring propozon, që tunelet mund të shtrihen përtej Qendrës së Konferencave, për të lidhur qendrën e kazinove dhe aeroportin me shpejtësi 249.5 km në orë. Në prezantimin e saj të parë  në Dhjetor 2018 , kompania tregoi një tunel të një madhësie të vogël,  i cili arriti rreth një të tretën e shpejtësive të synuara.

“Unë mendoj se transporti publik është lodhshëm,” tha Musk në një event të Tesla në 2017. “Pse dëshironi të përdorni një mjet transporti publik me  shumë njerëz të tjerë dhe i cili nuk ju lë ku të doni. Nuk mund ta merrni në destinacionin ku ju dëshironi dhe nuk ju dërgon në destinacionin që ju kërkoni? Dhe nuk funksionon gjatë gjithë kohës”.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0