Elon Musk përfshihet në administratën Trump - Business Magazine Albania

Elon Musk përfshihet në administratën Trump


CEO i SpaceX dhe Tesla u zgjodh për t’u bashkuar “Iniciativës së Krijimit të Punëve” të Presidentit Donald Trump, raportoi CNBC të Premten. Ky është komisioni i dytë që Musk është bashkuar me Trump – pasi ai është gjithashtu pjesë e bordit këshillues për ekonominë për presidentin.

Të Hënën, Musk mori pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me axhendën e Trump së bashku me drejtuesit si CEO i Ford, Mark Fields dhe të tjerë të paraqitur më poshtë:
elon-musk-perfshihet-ne-administraten-trump-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trump është shprehur në atë takim se do të shkurtojë taksat dhe rregulloren e prerë me 75% për të inkurajuar bizneset për prodhimin e produkteve të tyre në SHBA. Ai gjithashtu përsëriti kërcënimin për vendosjen e një takse të konsiderueshme të kufirit për kompanitë që ndërtojnë objektet e prodhimit jashtë vendit.

Musk është relativisht në një linjë me Trump kur është fjala për prodhimin. Musk po ndërton një fabrikë masive baterish,“Gigafactory” në Sparks, Nevada, që pritet të punësojë 6.500 persona, kur ajo të përfundojë në vitin 2020. Ai është gjithashtu i interesuar në ndërtimin e një Gigafactory të dytë në Evropë, vendndodhja e të cilit ende nuk është përcaktuar.

Megjithatë, është e qartë se Musk po i afrohet Trump. Më parë këtë javë, Musk çuditërisht miratoi Rex Tillerson, ish CEO i Exxon Mobil, si sekretar shteti.

Burimi: businessinsider.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0