“Koreja e Veriut duhet të jetë shqetësimi i fundit në listë për sa i përket rrezikut që i kanoset ekzistencës tonë”, tha Musk në një nga postimet e tij në Twitter.
Duket se frika e Musk u shtua pas një deklarate të Vladimir Putinit se, inteligjenca artificiale është e ardhmja jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë njerëzimin. Presidenti rus deklaroi se kushdo që bëhet udhëheqës në këtë fushë do të sundojë botën.
China, Russia, soon all countries w strong computer science. Competition for AI superiority at national level most likely cause of WW3 imo.
— Elon Musk (@elonmusk) September 4, 2017
Musk, në postimin e tij tha se nuk është i shqetësuar se luftën do ta nisë një udhëheqës njerëzor, por një inteligjencë artificiale tepër e kujdesshme, që mund të vendosë se “të sulmosh i pari është rruga më e mirë drejt fitores”.
Sipas Musk, nëse hapet “kutia e Pandorës” përsa i takon inteligjencës artificiale, do të jetë e vështirë të mbyllet.
Miliarderi inovator është prej kohësh një prej zërave më të fuqishëm kundër inteligjencës artificiale dhe së fundmi ishte një prej 100 personave që firmosën një peticion, ku i bëhet thirrje OKB-së të ndalojë armët vdekjeprurëse autonome.
Lexoni: Elon Musk: Inteligjenca Artificiale, një kërcënim për njerëzimin
Të tjerë që mbështesin idetë e Musk për rrezikun që sjell inteligjenca artificiale janë emra të njohur në botën e teknologjisë dhe shkencës, si Bill Gates apo Stephen Hawkins.
/Money
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto