Elon Musk nuk ndalet, raketa Falcon Heavy fluturon sot - Business Magazine Albania

Elon Musk nuk ndalet, raketa Falcon Heavy fluturon sot

Elon Musk nuk ndalet, raketa Falcon Heavy fluturon sot
~2 minuta lexim

SpaceX do të lëshojë sot në hapësirë raketën Falcon Heavy për herë të parë në më shumë se 3 vjet. Kompania e Elon Musk po synon që të dërgojë dy Forca Hapësinore në orbitë, dy vite pas planifikimit të misionit origjinal.

Vonesat e vazhdueshme janë shkaktuar për shkak të problemeve me ngarkesën, që në këtë rast bëhet fjalë për mikrosatelitin e quajtur TETRA-1, i krijuar për “misione të ndryshme prototipesh”.

Raketa Falcon Heavy u ngrit për herë të fundit në vitin 2019 nga Stacioni Hapësinor Kennedy me dy duzina satelitësh, një orë atomike hapësinore, hirin e astronautit Bill Pogue etj. Asokohe, u quajt si fluturimi më i vështirë i SpaceX.

 

Prej atëherë, kompania ka lëshuar raketa të tjera, duke përfshirë edhe fluturimin e një ekuipazhi qytetarësh në një udhëtim 3-ditor hapësinor. Musk duket se nuk ka reshtur asnjë sekondë pasi ky është fluturimi i parë i rëndësishëm që pas blerjes së Twitter. spacex

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0