Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë/ A po kthehet për të... - Business Magazine Albania

Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë/ A po kthehet për të shpëtuar Tesla-n?

Pas një periudhe të zhurmshme në administratën Trump, Elon Musk i kthen sytë sërish drejt perandorisë së tij teknologjike dhe jo pa arsye. Me aksionet e Tesla-s që kanë rënë me 25% që nga dhjetori dhe me shitjet në rënie në tre tregjet më të mëdha SHBA, Evropë dhe Kinë largimi i Musk nga Uashingtoni po shihet si një sinjal ringjalljeje për kompaninë.

Pas disa muajsh ku dominonte titujt për lidhjet e tij politike dhe ndikimin e tij në “Departamentin për Efikasitet Qeveritar” (DOGE), investitorët shpresojnë që Musk më në fund do të përqendrohet te ajo që di të bëjë më mirë, të shpikë, të trondisë dhe të udhëheqë.

Lexo gjithashtu: Kreativiteti njerëzor vs. AI, sekreti i vërtetë i inovacionit të suksesshëm

Robotaksi apo rrëzim?

Në horizont po afrohet një moment kyç: prezantimi i shumëpritur i robotaksive të Tesla-s, që pritet të ndodhë muajin tjetër në Austin, Teksas. Sipas Musk, “makinat do të dorëzohen vetë te klienti”. Por analistët janë të ndarë, a është kjo një kthesë reale, apo një përpjekje për të shmangur krizën në shitje?

SpaceX shpërthen (fjalë për fjalë)

Ndërkohë, SpaceX pati një tjetër goditje pas dështimit të fundit të raketës Starship, e cila shpërtheu mbi Oqeanin Indian. Pavarësisht dështimit, SpaceX dhe Starlink mbeten liderë në tregjet përkatëse, duke mbajtur avantazhin ndaj konkurrentëve.

Lexo gjithashtu: Problemet me baterinë e Google Pixel/ Zbulohet shkaku dhe zgjidhja

Marrëdhëniet me Trump, bekim apo barrë?

Lidhjet e Musk me Trump-in kanë qenë me ndikim të dyfishtë. Nga njëra anë, përdorimi i inteligjencës artificiale “Grok” nga agjencitë federale dhe favorizimet për licenca, i dhanë avantazhe të dukshme. Nga ana tjetër, protestat në Evropë dhe SHBA kundër afërsisë së tij me të djathtën ekstreme kanë ndikuar negativisht në imazhin e Tesla-s dhe në shitje.

Musk premtoi se do të reduktojë shpenzimet për fushatat politike pasi investoi rreth 300 milionë dollarë në fushatën e Trump-it dhe kandidatët republikanë, një vendim që e përfshiu në polemika të shumta.

Analistët: “Musk duhet të dalë nga politika, të hyjë në prodhim”

Sipas Morningstar, produktet aktuale të Tesla-s kanë arritur pikën e ngopjes në treg, ndërsa konkurrenca nga Kina po rritet. Për më tepër, me një vlerësim të tregut 165 herë mbi fitimet, Tesla mbetet një aksion tejet i shtrenjtë krahasuar me gjigantët si Microsoft apo Nvidia.

Çfarë pritet?

Të ardhurat nga robotaksitë dhe roboti humanoid “Optimus” janë bastet e mëdha të Musk për të kthyer besimin e investitorëve. Por me vështirësi në prodhim, presion politik dhe një reputacion të dëmtuar, rruga drejt rikthimit duket më e ashpër se kurrë.

Një gjë është e sigurt, nëse Musk do ta shpëtojë Tesla-n, ai duhet të jetë 100% Elon dhe 0% politikan.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0