Miliarderi i njohur amerikan dhe pronari i SpaceX, Elon Musk, ka bërë me dije lajmin e shumëpritur nga të gjithë në lidhje me udhëtimin e njerëzve për në planetin Mars. Ai, duke folur në ndarjen e çmimeve Axel Springer në Gjermani është shprehur se “ndoshta do të bëhet për gjashtë vjet.
Nëse jemi me fat, mbase katër vjet më vonë”. Musk tha ndër të tjera se një anije pa njerëz është planifikuar të dërgohet në Mars brenda dy viteve, dhe kapsula Crew Dragon e prodhuar nga SpaceX, ka filluar testimin dhe provat e para. Çelësi për të arritur qëllimet e tij, është zhvillimi i SpaceX i raketës së saj Starship, e cila mund të transportojë deri në 100 njerëz njëkohësisht.
LEXO: Vetëm me 3 fjalë, Elon Musk shpjegoi se si mund të bëhesh ekspert në çdo gjë
Janë, Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker nga NASA si dhe Soichi Noguchi nga Agjencia e Kërkimeve Hapësinore Japoneze, ata që janë dërguar në stacionin hapësinor me kapsulën e Crew Dragon.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto