Elon Musk ka thënë se fabrikat Tesla-s në Gjermani dhe SHBA po humbasin miliarda dollarë, për shkak të mungesës së baterive dhe ndërprerjeve të furnizimit në Kinë.
Bllokimi si pasojë e Covid-19 në Kinë këtë vit, ka prekur dhe Shangain, ku Tesla ka një fabrikë të madhe. Kjo e ka bërë më të vështirë punën e kompanisë. Më parë, Musk ka paralajmëruar shkurtime të vendeve të punës në firmë.
Lexo: Suksesi kërkon sakrifica. Çfarë jeni të gatshëm të hiqni dorë?
Në një intervistë me Tesla Owners of Silicon Valley, ai tha se, “fabrikat po humbasin miliarda dollarë tani. Ka shumë shpenzime dhe pothuajse asnjë prodhim”.
Musk theksoi se fabrikat kanë luftuar gjatë kësa periudhe për të rritur prodhimin që kur u hapën në fillim të këtij viti. Autoritetet në Kinë bllokuan disa qytete në fillim të vitit si përgjigje e rritjes së rasteve me Covid-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto