Elon Musk do të mund të largohet nga posti i kreut të Twitter pasi mbi 10 milionë përdorues të Twitter votuan “PËR” – në pyetjen nëse ai duhet ta lë këtë post.
“A duhet të largohem si kreu i Twitter? Unë do t’i përmbahem rezultateve të këtij sondazhi”, shkroi ai në Twitter të dielën mbrëma.
Dhe më shumë se 17 milionë njerëz votuan në sondazh, ku shumica votuan ‘Po’.
Should I step down as head of Twitter? I will abide by the results of this poll.
— Elon Musk (@elonmusk) December 18, 2022
Nuk është e qartë se kush do të ishte pasardhësi, me zotin Musk që pretendon: “Askush nuk e dëshiron punën që mund ta mbajë Twitter-in gjallë”.
Siç vlerëson The Independent, kjo do t’i jepte fund një “sundimi” të diskutueshëm si shefi i firmës së mediave sociale, pasi e kishte blerë atë në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh në tetor.
“Edhe nëse ai tërhiqet nga posti i CEO, Musk do të vazhdojë t’i tërheqë fijet në Twitter, kjo është e sigurt”, ka vlerësuar Jukka Väänänen, CEO e platformës PR Newspage.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.