Elon Musk dhe Jack Dorsey po flasin për Web 3. Ja çfarë është dhe ja përse ka rëndësi! - Business Magazine Albania

Elon Musk dhe Jack Dorsey po flasin për Web 3. Ja çfarë është dhe ja përse ka rëndësi!

CEO i Tesla, Elon Musk dhe bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, dy nga miliarderët më të njohur në botë, kanë shprehur mendimet e tyre për një ripërsëritje hipotetike të internetit këtë javë: “Web3”.

Ndërsa është ende një koncept i turbullt, Web3, ose Web 3.0, përshëndetet nga përkrahësit si një version i decentralizuar i internetit, i bazuar në blockchain, teknologjia që qëndron pas shumë kriptomonedhave kryesore dhe NFT-ve. Një mori sipërmarrësish në mbarë botën po përpiqen të hartojnë dhe ndërtojnë teknologjitë dhe protokollet që do të mbështesin Web3.

Mbrojtësit e Web3, i cili pason Web1 dhe Web2, argumentojnë se platformat e sotme në internet janë shumë të centralizuara dhe të kontrolluara nga një pjesë e vogël e kompanive si Amazon, Apple, Alphabet dhe kompania mëmë e Facebook, Meta. Këto kompani kanë grumbulluar sasi të mëdha të dhënash dhe përmbajtjesh, të shpërndara në internet.

Të Dielën, Musk postoi në Twitter një intervistë në TikTok në lidhje me internetin midis Bill Gates dhe David Letterman në 1995, ku u shtrua pyetja: “Duke pasur parasysh natyrën pothuajse të paimagjinueshme të së tashmes, cila do të jetë e ardhmja?”

Ai vazhdoi duke thënë: “Unë nuk po sugjeroj që web3 është real, duket më shumë si marketing sesa realitet. Thjesht pyes veten se si do të jetë e ardhmja në 10, 20 ose 30 vjet. 2051 tingëllon si një botë futuriste e çmendur!”

Një ditë më vonë, Musk vazhdoi duke thënë: “A e ka parë dikush web3? Nuk mund ta gjej.”

Nga ana tjetër Dorsey la të kuptohej se tashmë Web3 është nën kontrollin e firmës sipërmarrëse Andreessen Horowitz, një mbështetës i hershëm i Facebook dhe një avokat i Web3.

Lexo edhe: Aksionet e Big Tech do të përfitojnë nga metaverse dhe kriptovalutat por Apple ka më pak shanse të rritet

Sot interneti është jetik për ekonominë globale dhe luan një rol në fuqizimin e gjithçkaje, nga objektet bërthamore te spitalet.

Por, Dorsey beson se VC-të dhe partnerët e tyre të kufizuar do të jenë ata që në fund të fundit do të zotërojnë Web3. “Web 3 nuk do t’u shpëtojë kurrë stimujve të tyre,” shkroi ai në Twitter, “Është në fund të fundit një entitet i centralizuar me një etiketë të ndryshme.”

Tweet-i i tij mori mbi 26,500 pëlqime dhe 5,900 ripërtëritje në nëntë orë, me disa që thanë se ai kishte “gabuar plotësisht” ose se ata nuk ishin shumë dakord.

Në një postim të mëvonshëm në Twitter të Martën vonë, Dorsey vazhdoi duke thënë se ai mendon se VC-të janë problemi, jo njerëzit. Sipërmarrësi gjithashtu ri-tweetoi një meme që përshkruan se si qëndrojnë CV-të për t’u pasuruar nga Web3.

Përtej internetit, ka gjithashtu një shtytje të madhe për të decentralizuar financat (DeFi) që po udhëhiqen nga sipërmarrësit e kriptomonedhave dhe fansat e monedhave si Bitcoin dhe Eter.

Një lëvizje e ngjashme po ndodh në industrinë e energjisë. E gjithë energjia gjenerohej nga disa kompani të zgjedhura dhe më pas shitej te masat. Tani disa njerëz po marrin kontrollin e nevojave të tyre për energji dhe po e bëjnë atë më të decentralizuar.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0