Elbasan, së shpejti Wi-Fi falas. Bashkia hap tenderin - Business Magazine Albania

Elbasan, së shpejti Wi-Fi falas. Bashkia hap tenderin


Së shpejti banorët e të gjitha Njësive Administrative dhe qendra e qytetit të Elbasanit do të përfitojnë internet falas. Bashkia e Elbasanit ka hapur procedurat e tenderimit për projektin, për të cilin është vënë në dispozicion një fond limit prej 20 milionë lekësh.

Nga detajet e projektit, Wi-Fi do të lidhet duke përdorur transmetimet me fibër optike. Wi-Fi do të mbulojë qendrën e qytetit si dhe zonat e përzgjedhura rurale, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të përfitojnë nga qasja e drejtpërdrejtë dhe komunikimi në botën dixhitale.

Në dokumentet e tenderit, të publikuara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, ofruesi i shërbimit duhet të garantojë një rrejt totalisht privat nga pikëpamja fizike dhe logjike, duke shmangur ndërhyrjet e klientëve të tjerë.

Projekti për internet falas do të përfshijë më konkretisht:

  • Bashkinë Elbasan
  • Njësinë administrative Gjergjan
  • Njësinë administrative Bradashesh
  • Njësinë administrative Gjinar
  • Njësinë administrative Gracen
  • Njësinë administrative Paper
  • Njësinë administrative Labinot Fushë
  • Njësinë administrative Qendra Balashe
  • Njësinë administrative Shirgjan
  • Njësinë administrative Tregan
  • Njësinë administrative Shushicë

21 janari 2019 është përcaktuar edhe si afati i fundit për dorëzimin e kërkesave, ndërsa kohëzgjatja e kontratës përcaktohet të jetë 36 muaj kalendarikë.

Genta Dobra/SCAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0