Eksportet sërish në rritje, të udhëhequra nga sektori fason - Business Magazine Albania

Eksportet sërish në rritje, të udhëhequra nga sektori fason


Eksportet shfaqën një ecuri pozitive edhe për muajin Shkurt. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, eksportet arritën në afro 20 miliardë lekë, në rritje me 14.2% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Për dymujorin e parë të vitit 2017, eksportet prekën vlerën e 39 miliardë lekëve, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet po ndjekin tendencën pozitive të tremujorit të fundit të vitit 2016, të udhëhequra gjithnjë nga sektori fason, por edhe të ndihmuara nga shenja përmirësimi në grupin e mineraleve. Sipas INSTAT, eksportet e grupit “tekstile dhe këpucë” për dy muajt e parë të këtij viti u rritën me afërsisht 5% me bazë vjetore dhe dominuan në strukturën e eksporteve, me afro 46% të totalit.

Grupi “minerale, lëndë djegëse, energji” edhe për këtë fillim viti po vazhdon rritjen, në gjurmët e rimëkëmbjes së nisur në fundin e vitit të kaluar. Eksportet e këtij grupi për dy muajt e parë të vitit arritën në 7.6 miliardë, në rritje me 72% krahasuar me një vit më parë. Në rritje për muajin e parë të këtij viti rezultuan edhe eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale”.

Edhe importet u rritën gjatë Shkurtit, pas një fillimi të vakët të vitit në muajin Janar. Për muajin Shkurt, importet u rritën me 4.8%, ndërsa për dymujorin e parë vlera totale arriti në 79 miliardë lekë, 3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kënaqshme e eksporteve për momentin e mban deficitin tregtar në vlera lehtësisht më të ulëta krahasuar me një vit më parë. Për dymujorin deficiti ishte rreth 40 miliardë lekë, 3 miliardë lekë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Burimi: scan-tv.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0