Eksportet drejt Kosovës këtë vit kanë rënë me 25%

Eksportet drejt Kosovës këtë vit kanë rënë me 25%

Eksportet

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës për tetë muajt e parë të këtij viti kanë rënë me pothuajse 25%. Të dhënat e tregtisë së jashtme nga Instat treguan një vijimësi të rënies edhe për muajin gusht, krahasuar me gushtin 2019.

Kosova ngelet partneri i dytë më i rëndësishëm, pas Italisë, por pesha specifike e eksporteve drejt Kosovës ka rënë. Kjo dëshmon se ulja e shitjes së mallrave drejt Kosovës shkon edhe përtej efektit të përgjithshëm të krizës.

Në fund të muajit shkurt, Kosova shfuqizoi taksën 100% ndaj importeve serbe, pas një trysnie të gjatë nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo e hoqi avantazhin e përkohshëm të produkteve shqiptare për të pasur një akses më konkurrues në tregun kosovar, megjithëse statistikat e vitit të kaluar në fakt treguan që përfituesi kryesor nga taksa kundër mallrave serbe nuk ishte Shqipëria, por Maqedonia e Veriut. Nëse eksportet shqiptare në Kosovë vitin e kaluar u rritën me 10%, ato maqedonase u rritën katër herë më shumë.

Rënia e eksporteve shqiptare drejt Kosovës ka prekur dy prej grupeve më të rëndësishme në këmbimet mes dy vendeve, “Minerale, lëndë djegëse, energji” dhe “Materiale ndërtimi e metale”, ndërs ai vetmi grup që ka rezistuar në rritje është ai i ushqimeve.

Këtë vit, heqja e taksës mund të jetë një nga faktorët që e ka ndërprerë shpejt edhe atë rritje të përkohshme të eksporteve shqiptare në Kosovë, por tregtia mes Shqipërisë dhe Kosovës historikisht nuk është ndikuar shumë nga afrimiteti kombëtar. Kjo mund të lidhet sa me konkurrueshmërinë e dobët të industrive shqiptare, qoftë edhe në një kontekst rajonal, por edhe me pengesa burokratike dhe administrative.

Mbledhjet e përbashkëta mes qeverive dhe proklamatat e bujshme dhe të shpeshta patriotike nuk duket t’iu kenë dhënë zgjidhje këtyre pengesave. Shembuj të sjellë nga bizneset janë taksa për kalimin në Rrugën e Kombit, tarifat në terminalet doganore dhe ato për skanimin e kontenierëve, çertifikatat fitosanitare, çmimet e referencës, tarifat e skanimit të kamionëve, etj.

Edhe për këtë vit, partneri më i rëndësishëm i Shqipërisë në eksporte ngelet Italia, me 46% të totalit, nga 48% në 8-mujorin 2019. Eksportet drejt Italisë janë ndikuar ndjeshëm nga rënia e fortë e eksporteve të tekstileve dhe këpucëve. Ecuri pozitive këtë vit po shfaqin kryesisht eksportet drejt Gjermanisë, që për 8-mujorin përbënin 6.3% të totalit, nga 4.8% një vit më parë. Rritje të lehtë në eksporte ka regjistruar edhe pesha e Spanjës, treg i lidhur kryesisht me eksportin e naftës bruto. /Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0