Ekonomisti francez rremben Cmimin Nobel per Shkenca Ekonomike, "vendim surprize" (FOTO+VIDEO) - Business Magazine Albania

Ekonomisti francez rremben Cmimin Nobel per Shkenca Ekonomike, "vendim surprize" (FOTO+VIDEO)


Nje ekonomist francez, i cili ka punuar qe nga viti 1980, per menyrat e uljes se dominimit te kompanive te medha, ka fituar Cmimin Nobel per Ekonomiks.
Duke i levduar perpjekjet e Jean Tirole “ne “zbutjen e firmave te fuqishme”, komiteti i akordoi Tirole nje cmim prej 8 milion kronor ((£750,000) ndersa theksoi se profesori i Universitetit te Tuluzes eshte “nje nga ekonomistet me me influence te koherave tona.”
Komiteti zgjodhi ‘ekonomiksin” sepse ajo ka marre nje rendesi te vecante se fundi ndersa qeverite kane privatizuar ish monopolet publike su uji, energjia dhe telekomunikacioni dhe puna e Tirole eshte adoptuar nga regullatoret konkurues neper bote.Tirole, 61 vjec, ka mbuluar nje sere fushash si pagesat, industrine bankare dhe interesat e kartave te kreditit.
Ai njihet per bashkepunimin e tij me te ndjerin Jean-Jacques Laffont. Pas marrjes se cmimit, ai e pershkroi Laffont, i cili vdiq 10 vite me pare, “si mentorin dhe mikun e tij te shtrenjte.” Ndersa theksoi se “ndoshta ai meritonte te ishte ketu me mua sa i takon politikave te rregullatoreve dhe konkurrences.”Komiteti theksoi se “Tirole ka bere kerkime te rendesishme teorike duke dhene nje kontribut te madh ne shume fusha por mbi te gjitha ai ka sqaruar se si te kuptohet dhe te rregullohen industrite me pak kompani te fuqishme. Paneli tha se “Tirole ka treguar ndryshimin e thelle dhe esencial” midis kompanive rregullatore ne sektore te ndryshem si kompanite e telekomunikacionit apo bankat. Duke theksuar se venia me detyrim e disa cmimeve tavan mund te zvogeloje ndikimin e monopoleve ne disa sektore por jo tek te gjithe, gjykuesit e Cmimit thane, se Tirole ka ditur te  perqafoje  teorine e zhvillimit te analizes se konkurrences. Pas marrjes se Cmimit, Tirole ju bene pyetje lidhur me Google dhe sektorin bankar ndersa mirepriti perpjekjet per krijimin e nje unioni bankar ne eurozone por pranoi se rregullimi i sektorit bankar eshte i veshtire.
“Sektori bankar eshte shume i veshtire per tu rregulluar dhe ne, ekonomistet, akademiket, duhet te punojme me teper mbi kete gje.”Ai tha se ndjehet krenar per Cmimin por shtoi se “jam me njerezit e duhur, ne vendin e duhur dhe ne momentin e duhur.Dhe eshte pune ne grup, gjithashtu.” Ai tha se i tha nenes se tij 90 vjecare, qe kishte dhene mesim frengjishteje, Latinishteje dhe Greqishteje gjithe jeten e saj, te ulej para se tja jepte lajmin e gezueshem. Video e meposhtme eshte nje interviste me Jean Tirole fill pas marrjes se Cmimit. 

Ne videon e meposhtme jepet njoftimi nga Akademia Suedeze per zgjedhjen e Jean Tirole

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0