Ekonomia rritet me 6% në tremujorin e parë. Ndërtimi me ndikimin më të madh, bujqësia "ndalon" - Business Magazine Albania

Ekonomia rritet me 6% në tremujorin e parë. Ndërtimi me ndikimin më të madh, bujqësia “ndalon”

Pavarësisht krizës së çmimeve, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 6% në tremujorin e parë të vitit.  Zgjerimi i ekonomisë sipas Insitutit të Statistikave është mbështetur kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme që mbajtën peshën kryesore këtë periudhë, ndërsa dhanë kontribut pozitiv duke mbështetur rritjen edhe tregtia e transporti.

Por, e kundërta ka ndodhur me bujqësinë, sektorin më të madh të ekonomisë që duket se ka frenuar ritmet e rritjes.  Kontributi i saj këtë tremujor në ekonomi sipas Instat ishte vetëm 0.01%, duke bërë që sektori që po përballet me një shtrenjtim të fortë të lëndëve të para si pasojë e luftës të mbetet thuajse në vendnnumëro.

Ndërkohë, kontribut negativ në ekonomi kanë dhënë degë të tjera si aktivitet argëtuese dhe shërbime të tjera që lidhen ngushtë me mirëqenien e qytetarëve, pasi duket se shqiptarët kanë shpenzuar më pak për këto shërbime, duke orientuar shpenzimet e tyre drejt ushqimeve dhe nevojave bazike.

Lexo edhe: 1 milion shtetas hynë në vend gjatë majit. Shqipëria në nivelet e vitit rekord të 2019-ës

Konsumi final i popullatës që përbën edhe peshën kryesore të ekonomisë shënoi një rritje prej 8.6% këtë tremujor, kurse shpenzimet e qeverisë nga ana tjetër u u ngadalësuan duke u tkurrur me 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Edhe pse në këto tregues të ekonomisë kriza e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë duket se nuk është reflektuar për këtë periudhë të parë të vitit, pasojat e goditjes duke se nuk do të jenë afatshkurtra në ekonomie. Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në dy dekada dhe pritet të qëndrojë mbi objektivin e bankës qendrore të paktën deri vitin e ardhshëm.

Si qeveria, ashtu edhe banka e Shqipërisë por edhe institucionet e huaja ndërkombëtare kanë ulur pritshmëritë e tyre për rritjen ekonomike të vendit. Në skenarët e tyre, edhe pse në asnjë rast nuk flitet për recesion, ekonomia shqiptare nuk do të kalojë 3.5% rritje këtë vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0